Faqja 1 deri nė 5 nga 5

Tema: C'fare eshte matematika

  1. #1

    Default C'fare eshte matematika

    Matematika pėrbėn njė fushė tė njohurive abstrakte tė ndėrtuara me ndihmėn e arsyetimeve logjike mbi koncepte tė tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.

    Matematika dallohet nga shkencat tjera pėr njė lidhje tė veēantė qė ka ajo me realitetin. Ajo ėshtė e njė natyre tė pastėr intelektuale, e bazuar tek njė seri aksiomash tė deklaruara tė vėrteta (do tė thotė qė aksiomat nuk i janė nėnshtruar asnjė eksperience por janė tė frymėzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate pėrkohėsisht tė pranuara. Njė pohim matematikor – i quajtur pėrgjithėsisht teoremė ose propozicion konsiderohet i vėrtetė nėse procesi i vėrtetimit formal qė pėrcakton vlefshmėrinė e saj respekton njė strukturė arsyetuese logjike-deduktive.

    Edhe pse rezultatet matematike janė tė vėrteta plotėsisht formale, ato gjejnė zbatim nė shkencat tjera dhe nė fushėn e teknikes. Pėr kėtė arsye Eugčne Wigner flet pėr « efikasitet tė paarsyeshėm tė matematikes nė shkencat e natyrės ».

    Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilėsore tė objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapėsinore. Sipas Burbakistėve (Nicolas Bourbaki) ajo ėshtė shkencė qė studion relacionet dhe nė thelbin e saj ėshtė kuptimi i numrit. Matematika ėshtė shkencė deduktive d.m.th pėrfundimet e saj janė tė pėrgjithshme dhe janė rrjedhim logjik i aksiomave.

    Fjala "matematikė" vjen nga gjuha e lashtė greke (μάθημα mįthema), qė do tė thotė mėsim, studim, shkencė, pėrveē kėsaj ajo pėrgjatė kohėve ka marrė njė kuptim mė tė ngushtė dhe mė teknik qė do tė thotė "studim matematik"

    Fillimet e matematikės humben nė thellėsitė e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vėshtrimeve dhe pėrvojės sė njerėzve nė pėrballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe pėrmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonė. Kinezėt e lashtė, civilizimi i Inkėve, pastaj nė Indi kishte njė zhvillim tė konsiderueshėm tė matematikės.

    Nė Greqinė antike matematika pėrjetoi njė zhvillim tė paparė nga njė plejadė e tėrė matematikanėsh siē janė : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj. Grekėt e vjetėr matematikėn e kuptonin nė sensin e gjeometrisė dhe tė parėt ishin ata qė tė vėrtetat matematikore tė cilat ato i quanin teorema i vėrtetonin. Njohuritė matematikore tė grekėve tė vjetėr mė vonė i pėrvetėsuan dhe i pasuruan arabėt tė cilėt quhen edhe themelues tė algjebrės. Pėrkthimet arabe tė veprave tė matematikanėve grekė nė mesjetė depėrtuan nė Evropė.

    Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikės e morėn nė dorė Evropianėt. Nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin, etj. Mė vonė dolėn nė skenė Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri, etj. Nė fund tė shekullit XIX David Hilbert i njė matematikan i shkėlqyer gjerman nė kongresin ndėrkombėtar tė matematikanėve tė mbajtur nė Paris nė vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njėzetetre (23) probleme matematikore tė cilat shekulli XIX ia le nė trashėgimi shekullit XX. Shumė prej kėtyre problemeve i preokupuan matematikanėt nga gjithė bota njė kohė tė gjatė dhe shumica e tyre u zgjidhėn pas njė pune tė palodhshme ku participuan njė numėr i madh matematikanėsh nga gjithė bota.

    Matematika nė ditėt e sotme pėrjeton njė zhvillim marramendės dhe ėshtė e shpėrndarė nė shumė degė tė specializuara tė cilat janė mjaft abstrakte. Sot ėshtė e pamundur tė gjendėt njė autoritet si Hilberti i cili tė ketė njė pasqyrė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė degėt e matematikės. Poashtu nuk u gjet njė matematikan i cili nė fund tė shekullit XX tė propozonte probleme pėr shekullin XXI. Kjo ėshtė e kuptueshme sepse matematika si edhe tė gjitha shkencat tjera kanė pėrjetuar njė zhvillim tė paparė. Por njė analogji e pėrafėrt me Hilbertin Clay Mathematical Institute, nė fund tė Stampa:Shek-, ofron njė ēmim prej njė milion Dollar atij i cili jep njė zgjidhje tė pranueshme njėrit prej shtatė problemeve tė shekullit XX. Deri mė sot zyrtarisht nuk ėshtė ndarė asnjė ēmim. Problemi i vetėm i zgjidhur ėshtė hipoteza Poincaré tė cilėn e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atė. Gjashtė problemet tjera janė tė hapura.[citim i duhur]

    Matematika nė interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por nė tė njėjtėn kohė ajo edhe vetė pasurohet. Sot matematika ka depėrtuar edhe nė ato degė tė shkencės nė tė cilat deri para pak kohe as qė ishte e imagjinueshme. Matematika nė pėrgjithėsi e mban karakterin e njerėzve tė cilėt e zhvillojnė atė. Ėshtė i gabueshėm mendimi i njerėzve pėr tė cilėt matematika ėshtė e pakuptueshme se nė matematikė nuk ka konteste dhe ē'do gjė ėshtė e qartė. Ndėrmjet matematikanėve ka pikėpamje tė ndryshme pėr matematikėn. Fatmirėsisht kjo nuk do tė thotė se matematika nuk ka perspektiva tė ndritshme
    Matematika del natyrshėm nė trajtimin e llojeve tė ndryshme tė problemeve. Sė pari kėto u gjetėn nė tregti, matjen e tokės, nė arkitekturė dhe mė vonė nė astronomi ; nė ditėt e sotme, tė gjitha shkencat merren me problemet tė studiuara nga matematikanėt, dhe shumė probleme lindin vetė nė matematikė. Pėr shembull, fizikanti Richard Feynman shpiku metodėn e integralit tė shtegjeve nė mekanikėn kuantike duke pėrdorur njė kombinim tė arsyetimit matematikor dhe depėrtimit fizik tė problemit, nė ditėt e sotme teoria e fijeve, njė teori ende nė zhvillim e cila pėrpiqet pėr bashkimin e katėr forcave themelore tė natyrės, vazhdon tė frymėzojė degė tė reja nė matematikė.[1] Disa metoda matematike janė tė vlefshme vetėm nė zonat pėrkatėse qė i dhanė shkas asaj metode, dhe mund tė aplikohen pėr tė zgjidhur problemet mė tej nė atė fushė. Por shpesh matematika e frymėzuar nga njė fushė e caktuar del tė jetė e dobishme nė shumė fusha tė tjera, bashkuar me koncepte tė tjera matematikore. Njė dallim bėhet shpesh mes matematikės sė pastėr (e quajtur thjesh matematikė) dhe matematikės sė aplikuar. Megjithatė tema nga matematika shpesh gjejnė aplikime direkte, p.sh. teoria e numrave nė kriptografi. Fakti qė edhe matematika mė e "pastėr" shpesh rezulton tė ketė aplikime praktike ėshtė ajo qė Eugene Wigner e ka quajtur "Efektshmėria e paarsyeshme e Matematikės nė shkencat natyrore".[2]

    Si nė shumicėn e fushave tė studimit, shpėrthimi i njohurive nė epokėn shkencore ka ēuar nė specializime : tani ka qindra fusha tė specializuara nė matematikė.[3] Disa fusha tė matematikės sė aplikuar janė bashkuar me disiplina tė lidhura jashtė matematikės, gjė qė i ka ēuar kėto qė tė bėhen disiplinat mė vete, duke pėrfshirė degė si Statistika, operacionet kėrkimore, dhe shkenca kompjuterike.

    Pėr ata qė janė tė prirur matematikisht, shpesh ka njė aspekt tė caktuar estetik mbi shumė tipare tė matematikės. Shumė matematikanė flasin pėr hijeshinė e matematikės, estetikėn e shfaqur dhe bukurinė e brendshme tė saj. Thjeshtėsia dhe pėrgjithėsimi janė parime tepėr tė vlerėsuara. Bukuria duket nė njė provė tė thjeshtė dhe elegante, tė tilla si prova e Euklidit qė provon se ka njė numėr pafundėsisht tė madh numrash tė thjeshtė, dhe nė njė metodė numerike elegante qė pėrshpejton llogaritje, tė tilla si transformimi i shpejtė i Furierit. G. H. Hardy nė Apologjia e matematikanit shprehu besimin se kėto konsiderata estetike janė, nė vetvete, tė mjaftueshme pėr tė justifikuar matematikėn e pastėr. Ai identifikoi kritere tė tilla si rėndėsia, papritshmėria, pashmangshmėria, dhe ekonomia e ideve si faktorėt qė kontribuojnė nė njė estetikė matematikore
    Attached Thumbnails Attached Thumbnails Click image for larger version. 

Name:	671px-Two_red_dice_01_svg.jpg‎ 
Views:	746 
Size:	11.6 KB 
ID:	42  

  2. #2
    Junior Member
    Dita e Regjistrimit
    Jan 2014
    Postime
    10

    Post Ēfarė ėshtė matematika

    Matematika ėshtė njė fushė e njohurive abstrakte,e ndėrtuar mbi arsyetime logjike,mbi koncepte tė tilla si:numra,struktura,figura dhe transformime

  3. #3
    Junior Member
    Dita e Regjistrimit
    Jan 2014
    Postime
    10

    Default

    Sa ėshtė vlera e shprehjes: 5+5-4:2-3*2?

  4. #4
    Junior Member
    Dita e Regjistrimit
    Jan 2014
    Postime
    10

    Post njehėso

    A ėshtė ēift apo tek numri: 23548889
    Last edited by Burim; 01-07-2014 at 09:32 PM. Arsye: Pėrgjigju:

  5. #5
    Member
    Dita e Regjistrimit
    Sep 2013
    Vendodhja
    DROBESH-VITI
    Postime
    37

    Default

    Matematika ėshtė shkencė Natyrore e cila Ėshtė e barabart dhe e njejt sukurse Universi.
    Sa ma largė tė shkojmė ose tė hyjmė nė Univers aq mė shumė mėsojmė dhe Zbulojmė,edhe Matematika sa ma shumė ta studijojmė aq mė shumė Mėsojmė Formula disa edhe tė pa shpjegueshme.etj.thjesht eėshtė njė Shkencė nė vete e cila nuk ka As fillim as mbarim.

Informacioni i Temės

Users Browsing this Thread

Aktualisht kemi 1 vizitorė duke shikuar kėtė temė. (0 Anėtarė dhe 1 vizitorė)

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •