Dy maturantė kanė bėrė njė zbulim shumė tė rėndėsishėm shkencor, duke shkruar emrin e tyre nė shkencėn e matematikės e tė mosbarazimeve algjebrike Pėrgjithėsimi i mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit “Schur”, nga shqiptarėt Gjergji Zaimi dhe Keler Marku do tė jetė teorema mė e re qė i shtohet fondit tė njohurive teorike tė matematikės, mė saktė, asaj tė mosbarazimeve algjebrike. Do tė quhet “Toerema Zaimi-Marku” dhe do tė publikohet pėr herė tė parė nė librin e matematicienit rumun Vasile Cirteaje, qė do tė prezantohet pėr publikun e interesuar nė korrik tė 2006. Teorema e re, tashmė ka marrė emrat e dy shqiptarėve dhe ėshtė aprovuar nga prof. V. Cirteaje, ndėrkohė qė sė shpejti do tė kalojė pėr reēensė dhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, botimi i parė do tė kryhet jashtė vendit, nė librin universitar “Mosbarazime Algjebrike”, i cili do tė prezantohet nė Olimpiadėn Botėrore tė Matematikės, qė do tė zhvillohet nė Slloveni nė korrik tė 2006. Shumė vetė mund tė pyesin se cilėt janė kėta shqiptarė, qė paskan bėrė njė pėrgjithėsim kaq tė rėndėsishėm, qė kanė zbuluar njė teoremė tė re. Pėr ēudinė e tė gjithėve nuk bėhet fjalė pėr dy profesorė tė moshuar, apo pėr studentė tė ndonjė insituti tė famshėm botėror qė frekuentohet nga gjenitė. Bėhet fjalė, pėr dy nxėnės tė vitit tė katėrt nė shkollėn “Turgut Ozal” nė Tiranė, tė cilėt ende nuk kanė kaluar adoleshencėn e tyre dhe u duhen dhe disa muaj, pėr tė mbushur moshėn madhore. Natyrisht qė, nuk mund tė quhen fėmijė “tė zakonshėm” apo fillestarė nė fushėn e matematikės. Bėhet fjalė, pėr dy pjesėmarrės nė olimpiadat kombėtare e ndėrkombėtare, qė shpeshherė kanė nderuar Shqipėrinė me medalje e diploma tė ndryshme, duke treguar qė shqiptarėt janė nė gjendje tė japin rezultate edhe nė shkencė e jo vetėm nė sport. Historia e dy tė rinjve ėshtė disi e veēantė, njė histori e vėshtirė, nė njė vend qė deri mė sot nuk i ka kushtuar rėndėsinė e duhur dijes, apo pėrgatitjes sė talenteve tė reja nė shkencat e ndryshme. Cilėt janė Gjergji Zaimi e Keler Marku Gjergji Zaimi e Keler Marku janė dy nxėnės tė apasionuar ndaj matematikės, apo siē mund tė themi me plot gojėn, dy matematicienė tė ardhshėm. Tė dy, i lidh me njėri-tjetrin njė shoqėri e mirė dhe e gjatė, qė prej fėmijėrisė. Me njėri-tjetrin, dy adoleshentėt janė njohur nė vitin shkollor 1999-2000, nė olimpiadėn matematikore tė rrethit Tiranė, ku dy djemtė, atėherė nė klasėn e gjashtė, fituan vendet e para. Gj. Zaimi vinte nga shkolla tetėvjeēare Fan S. Noli, ndrkohė qė K. Marku vinte nga bankat e Jeronim de Radės. Pas rezultatit tė mirė nė olimpiadė, tė dy nxėnėsve iu ofrua njė bursė nga shkolla “Turgut Ozal” dhe qė prej asaj kohe kanė vazhduar nė tė njėjtin institucion privat. Kjo olimpiadė e klasave tė gjashta ka rezultuar deēizive pėr dy djemtė, pasi siē e pranojnė dhe vetė, mė parė nuk kanė patur ndonjė rezultat pėr t’u vėnė re, apo ndonjė pasion tė veēantė pėr matematikėn. Pikėrisht atėherė, pasi u futėn nė institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”, dy nxėnėsit filluan tė motivoheshin mė tepėr dhe tė ushtroheshin sistematikisht nė prirjen e tyre. Ka qenė njė punė e gjatė, e pėrditshme, ajo qė ka ēuar nė rezultatet e mira tė nxėnėsve nė kompeticionet ndėrkombėtare (pasi nė ato kombėtare, suksesi ka qenė i pėrvjetshėm). Nuk ka qenė aspak e lehtė pėr ta, shpesh u ėshtė dashur tė sakrifikojnė diēka, nga momentet e zbavitjes e shpesh kanė ndenjur mbi libra e nė internet me orė tė zgjatura, por sidoqoftė dy djemtė kanė rekuperuar gjithēka, duke kaluar me shoqėrinė e me familjen orėt e tjera, duke programuar ditėt nė mėnyrė intensive dhe kėshtu, asgjė s’mbetej pas dore. Nė pėrgatitjen e tyre, pas vullnetit individual dhe pasionit pėr matematikėn, njė rol tė madh ka luajtur dhe programi stimulues i shkollės “Turgut Ozal” dhe i drejtorisė sė Kolegjeve Turke nė Shqipėri, tė cilėt kanė ofruar vazhdimisht bursa e shpėrblime pėr ecurinė e mirė tė nxėnėsve. Ka qenė pikėrisht kjo shkollė, ajo qė ka bėrė tė mundur formimin ekstrakurrikular tė kėtyre nxėnėve nga profesori i njohur Edmond Pisha, kryetari i “Shoqatės sė Matematikanėve”, i cili i ka ndjekur dy nxėnėsit nė aktivitetet kombėtare e ndėrkombėtare, nė katėr vitet e shkollės sė mesme. Tė dy nxėnėsit, Gjergji e Keleri kanė arritur tė bėjnė atė, qė shumė pak vetė e prisnin, nė njė moment pesimizmi pėr cilėsinė e arsimit shqiptar, kėta tė dy kanė provuar tė kundėrtėn. Megjithatė, pėr fat tė keq, duhet pėrmendur qė mbėshtetja e shtetit ndaj dy matematicienėve tė rinj nuk ka qenė nė nivele tė mira, nė aktivitetet ndėrkombėtare ku nxėnėsit kanė pėrfaqėsuar Shqipėrinė. Nder pėr Shqipėrinė Ndėrkohė qė, pėr kombėtaren e futbollit premtohen qindra mijėra euro pėr fitoren e ndonjė ndeshjeje, pa domethėnie e bizneset sponsorizojnė sportistė premtues, kėta dy djem nuk kanė marrė ndonjė mirėnjohje deri sot. Duhet tė kujtojmė se Gj. Zaimi e K. Marku kanė sjellė nė Shqipėri medalje tė vėrteta, nė kompeticione shumė tė rėndėsishme ndėrkombėtare, siē janė olimpiadat ballkanike e botėrore. Shtete ballkanike si Rumania e Bullgaria, pėr tė mos pėrmendur SHBA, Kinė, Rusi apo Japoni, jo vetėm qė pėrgatitin e investojnė nė talente tė tillė, por investojnė dhe nė tė ardhmen e tyre, duke u ofruar bursa nė institucionet mė tė mira universitare tė botės. Ndėrsa, dy medalistėt shqiptarė presin tė fitojnė individualisht ndonjė bursė nėpėr universitetet amerikane pasi, ende nuk ka patur ndonjė interesim nga institucione shtetėrore, pėr arsimimin e tyre tė mėtejshėm. Vitin e ardhshėm, Gjergji e Keleri do tė qėndrojnė “pushim”, pasi do tė kenė mbaruar shkollėn e mesme e do tė presin pėrgjigjet nga institucionet arsimore, ku do tė aplikojnė pėr studimet e larta. Tė preferuarat prej tyre janė tė famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology), Harėard, Princeton, Stanford, Yale apo CalTec (California Institute of Technology). Tė gjitha kėto universitete, janė shumė tė shtrenjta pėr familjet e mesme shqiptare dhe dy studentėt, as qė ėndėrrojnė tė shkojnė nė kėto shkolla nė bazė pagese. Ajo, qė ata presin ėshtė qė stafi akademik i kėtyre shkollave, tė vlerėsojė arritjet e tyre e tė ofrojė bursė, ndėrkohė qė do tė ishte e mirėpritur edhe ndonjė ndihmė nga shteti shqiptar. Gjergji Zaimi Datėlindja: 20.10.1988 Fitues i medaljes sė argjendtė nė Olimpiadėn Botėrore, Meksikė 2005 Fitues i medaljes sė bronztė nė Olimpiadėn Botėrore, Greqi 2004 Fitues i dy medaljeve tė arta nė Olimpiadėn Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006 Fitues i medaljes sė argjendtė nė Olimpiadėn Ballkanike, Rumani 2005 Fitues i medales sė bronztė nė Olimpiadėn Ballkanike, Shqipėri 2003 Disa herė fitues i medaljeve tė arta nė olimpiadat kombėtare tė matematikės Fitues i diplomave tė ndryshme ndėrkombėtare e kombėtare Keler Marku Datėlindja: 28.07.1988 Fitues i dy medaljeve tė bronzta nė Olimpiadėn Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006 Disa herė fitues i medaljeve tė arta nė olimpiadat kombėtare tė matematikės. Fitues i diplomave tė ndryshme ndėrkombėtare e kombėtare Teorema Zaimi-Marku, pėrgjithėsimi 100 vjet, pas rastit tė parė Teorema Zaimi-Marku konsiston nė njė mosbarazim tė vėrtetuar, i cili ėshtė formuluar nga dy tė rinjtė shqiptarė. Gjithēka ka marrė start nga mosbarazimi i famshėm “Schur”, i zbuluar nga matematicieni gjerman nė fillim tė shekullit tė XX. Mosbarazimi nė variantin “Schur” ėshtė i vlefshėm, vetėm pėr njė parametėr (n = 3), ndėrkohė qė nė variantin “Suranyi” ėshtė i vlefshėm pėr parametrin e dytė (k=0). Mė parė njiheshin disa prova vetėm pėr k=1 dhe pėrdorej njė matematikė shumė e avancuar, pėr tė arritur kėto prova. Kur u zbulua rasti i vlefshėm pėr n=4 nė vitin 1993 bėri shumė bujė dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Nė kėtė fushė janė arritur rezultate tė pjesėshme mė parė, nga matematicienė si Cirtoaje, Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston nė pėrgjithėsimin e kėtij mosbarazimi, duke e vėrtetuar pėr ēdo parametėr n (natyror) dhe pėr tė gjithė parametrat k (real). Zbulimi ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe teorema ėshtė formuluar, duke pėrdorur atė qė nė gjuhėn e matematicienėve quhet “matematikė elemtare”. Prova me matematikė elementare ka mė shumė vlerė, se ajo me matematikė tė avancuar, sepse ofron mundėsi mė tė mėdha aplikimi e ėshtė mė e kuptueshme. Shqiptarėt kanė pėrdorur mosbarazimin “Bernoulli”, mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin mbi tė mesmen algjebrike gjeometrike. Pėrfundimi ka qenė i habitshėm dhe tashmė, ēdo mosbarazim i mėparshėm, nė kėtė fushė do tė quhet thjesht njė variant i teoremės “Zaimi-Marku”, qė do tė studiohet nga studentėt e matematikės nė tė gjithė botėn.