Hena Europa

Europa eshte Hena ose sateliti i 6-te, qe rrotullohet rreth Jupiterit ,dhe i 4-erti per madhesi. Europa eshte me e vogel se sa Hena e Tokes.

Europa u zbulua nga Galileo dhe Marius ne 1610

Distanca: 670,900 km nga Jupiter
Diametri: 3138 km
Masa: 4.80e22 kg


Europa dhe Io jane disi te ngjashme ne pjeset me te medha, perbere kryesisht nga shkemb silikat. Megjithatė, Europa e ka nje shtrese te holle te jashtme me akull. Te dhenat e fundit nga Anija Galileo tregojne se Europa ka nje strukture me nje baze te vogel metalike ne brendesi te saj.
Siperfaqja e Europes eshte teper e vecante ne Sistemin e brendeshem Diellor. Ajo ka nje siperfaqe teper te bute me distance rreth qindra metra.

Tek Europa ka vetem 3 ose 4 kratere me diameter 5 km , kjo tregon qe Europa ka nje siperfaqe te re dhe aktive .
Gjithsesi Anija/Sateliti Voyagers fotografoi vetem disa pjese te Europes ne distanca te ndryshme. Mosha e sakte e siperfaqes se Europes eshte nje ceshtje e hapur per shkencetaret.

Imazhet tregojne se siperfaqja e Europes duket njesoj si pjeset e ngrira me akull ne Toke, dhe poshte shtreses se akullit shtrihet nje det i lengshem, si ai ne Toke me nje thellesi prej 50 km . Nese te dhenat e sateliteve jane te sakta atehere Europa eshte e dyta pas Tokes, e cila permban nje sasi uji te konsiderueshem.

Aspekti me i cuditshem tek Europa jane disa vija te erreta. qe jane rreth e qark Europes me nje diameter prej 20 km te gjera.
Nga studimet e fundit vertetohet se keto viza jane te cara ne siperfaqen e Europes , te shkaktuara nga shperthimet vullkanike ne brendesi te saj.
Gjithashtu pasi siperfaqja eshte care dhe eshte hapur, uji qe ka dale nga brendesia e Europes ka ngrire brenda disa minutave, per shkak te tempratures teper te ulet ne siperfaqe.

Vezhgimet e fundit tregojne se Europa ka nje atmosfere me oksigjen, por te pa rendesishme pershkak se ajo eshte teper e holle.
Nga te gjitha Henat e zbuluara ne Sistemin Diellor rezulton se ka edhe 5 Hena te tjera qe kane Atmosfere,
Io, Ganymede, Callisto, Titani dhe Tritoni.
Ndryshe nga oksigjeni ne Toke , Europa nuk ka ndonje orgjine ose perberje biologjike. Europa e mer energjine nga rrezet e Diellit, te cilat ngrohin grimcat e vogla te akullit ne siperfaqe duke i ndryshuar dhe ndare ne hidrogjen dhe oksigjen. Hidrogjeni iken duke lene vetem oksigjenin.

Anijet/Satelitet Voyagers nuk kane marre nje veshtrim te plote ne siperfaqen e Europes . Por ky eshte nje fokus kryesor i misionit te Galileos. Pamjet e para nga Anija Galileo rrezultojne se siperfaqja eshte teper e re. Europa ka shume pak kratere te gjetur ne siperfaqe. Natyra e brendshme dhe ajo siperfaqesore e Europes nuk eshte shume e qarte, megjithate evidencat jane teper te forta per ekzistencen e nje oqeani nenujor poshte siperfaqes se Europes.

Te dhenat e sateliteve tregojne se Europa ka nje fushe te dobet magnetike, sa 1/4 - a e asaj qe ka Ganymede.
Pjesa me interesante eshte se fusha mangetike e Europes ndryshon shume here, per shkak se kjo e fundit rrotullohet rreth fushes magnetike te Jupiterit


Elton Balla
Angli Oxford 2010