Faqja 1 deri nė 11 nga 11

Tema: Raliteti - Mendjet e Bukura, Shkenca dhe Fantashkenca

  1. #1
    Moderator
    Dita e Regjistrimit
    Mar 2011
    Postime
    11

    Arrow Raliteti - Mendjet e Bukura, Shkenca dhe Fantashkenca


    Realiteti
    Nga Stephen Hawking, pjesė e librit "The Grand Design"

    Disa vite mė parė, kėshilli i qytetit tė Monza-s, Itali, ndaloi pronarėt e llastuar nga mbajtja e peshkut tė kuq nė enė me sipėrfaqe tė harkuara. Sponsorėt e kėsaj mase administrative shpjeguan arsyen e masės duke thėnė se ėshtė mizore tė mbash njė peshk nė njė enė me anėt e lakuara, sepse duke vėshtruar jashtė, peshku do tė ketė njė pikėpamje tė shtrembėruar tė realitetit. Por si mund ta dimė ne nė tė vėrtetė, nėse fotoja qė shofim e realitetit ėshtė e vėrtetė? A mos ndoshta neve gjėndemi nė njė enė sferike dhe visioni ynė shtrembėrohet nga njė lente gjigande? Realitieti qė percepton peshku ėshtė i ndryshėm nga yni, por a mund tė jemi tė sigurt se ėshtė mė pak real?
    Realiteti qė percepton peshku nė tė vėrtetė nuk ėshtė njėlloj me realitetin tonė, por peshku ka ende mundėsi tė formulojė ligje shkencore qė qeverisin lėvizjen e objekteve qė ata vėshtrojnė jashta enės. Pėr shembull, pėr shkak tė shtrėmbėrimit, njė objekt nė levizje tė lirė qė ne do e vėshtronim se lėviz nė vijė tė drejtė, nga peshku do vėshtrohej sikur ai ndjek njė rrugė tė harkuar. Megjithatė, peshku i kuq mund tė formulojė ligje fizike nga kuadri i tij tė cilat gjithmonė do ishin tė sakta dhe tė cilat do iu mundėsonin atyre tė kryenin parashikime mbi lėvizjen e objekteve nė tė ardhmen, jashtė enės tyre.
    Ligjet e tyre, sigurisht do qenė mė tė komplikuara sesa ligjet nė kornizėn e realitetit tonė, por thjeshtėsia ėshtė ēėshtje preference dhe shijeje. Nėse peshku i kuq do formulonte njė teori parė nga kėndvėshtrimi tij, neve do duhej tė pranonim pikėpamjet e tij si nje pasqyrė reale e realitetit.

    Nje shembull tipik i pikėpamjes sė ndryshme tė realitetit ėshtė edhe modeli i shpallur rreth vitit 150 e.s nga Ptolomej qė pėrshkruan lėvizjen e objekteve qiellore. Ptolomej publikoi punėn e tij nė njė traktat me trembėdhjetė vėllime qė zakonisht njihen me emrin arab “Amalgest”. Amalgest fillon me sqarimin e fakteve duke pas parasysh qė bota ėshtė sferike, e palėvizshme, e pozicionuar nė qėndėr tė universit, dhe papėrfillėshmėrisht e vogėl nė raport me distancėn nga qiejt. Pavarsisht modelit heliocentric tė Aristarkut, modeli i Ptolomej-t mbahej si i vėrtetė nga njė masė e madhe Grekėsh tė edukuar tė paktėn qysh nė kohėn e Aristotelit, i cili, pėr ēėshtje mistike, besonte se toka ėshtė nė qendėr dhe se planetet e yjet leviznin rreth saj nė orbita tė komplikuara qė pėrfshinin epicikle tė tipit, rrotė mbi rrotė.

    Ky model ngjante natyrshėm si i vėrtetė sepse nėn kėmbėt tona ne nuk ndjejmė tokėn qė lėviz (hiq rastet e tėrmeteve ose momentet e pasionit). Mėsimet e mėvonshme evropiane u bazuan nė burimet Greke e qė dorė mė dorė bashkė me idetė e Ptolomej dhe Aristotelit, u bėnė baza e mendimeve tė Perėndimit. Modeli i kozmosit tė Ptolomej u adoptua nga Kisha Katolike dhe u mbajtė si doktrina zyrtare pėr 1400 vite. Do duhej jo mė pak se viti 1543 qė tė dilte njė model alternativ nga Kopernik, nė librin e tij “De revolutionibus orbium coelestium” (Mbi revolucionin e Trupave Qiellorė), publikuar vetėm nė vitin e vdekjes sė tij (edhe pse ai punoi mbi teorinė e tij pėr disa dekada tė tėra).

    Koperniku, ashtu si Aristarku shtatėmbėdhjetė shekuj mė pare, pėrshkruante njė botė nė tė cilėn Dielli ishte nė qendėr dhe planetet rrotulloheshin pėrqark nė orbita rrethore. Edhepse ideja nuk ishte e re, ringjallja e saj u prit me rezistencė tė flaktė. Modeli i Kopernikut u pa kontradiktor me Biblėn, e cila interpretohej me mėnyrėn tjetėr ku toka ishte qendra dhe planetet lėviznin rreth saj, pavarshisht faktit se Bibla asnjėherė nuk e shprehte qartė atė. Nė fakt, nė kohėn kur u shkrua Bibla njerzit besonin se toka ėshtė e rrafshėt. Modeli i Kopernikut ēoi nė njė debat tė ashpėr nė toka nė qendėr apo jo dhe kulminacioni mbėrriti me vitin 1633, me gjyqin kundra Galileo-s i cili pėrfundoi i akuzuar pėr herezi si mbrojtės i modelit Kopernikan, dhe pėr mendimet e tij se “jemi tė lirė tė mbrojmė si tė mundshme opinionet edhe pasi tė jetė deklaruar dhe definuar nė kundėrshtim me “shkrimet e shenjta”. Ai u shpall fajtor, dhe u dėnua pėrjetėsisht me Arrest Shtėpie dhe u detyrua te hedhė poshtė studimet e tij. Thuhet se gjatė procesit gjyqėsor ai psherėtiu “Eppur si muove” (prapė lėviz). Vetėm nė vitin 1992 Kisha Katolike Romane pėrfundimisht pranoi se qe e gabuar nė dėnimin e Galileos.

    Pra, cila ėshtė teoria reale, modeli i Ptolomejt a Modeli i Kopernikut? Edhepse nuk ėshtė e pazakontė qė njerzit tė thonė qė Koperniku provoi gabim Ptolomeun, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ashtu si nė rastin e pikėpamjes tonė versus pikėpamjes sė Peshkut tė Kuq, sejcili mund tė parashikojė njė model universi tė saktė nga pikėpamja e tij, se universi ynė mund tė pėrshkruhet korrekt si nė rastin heliocentrik ashtu edhe nė rastin kur toka ėshtė nė qendėr, por avantazhi i sistemit Kopernikan ėshtė se ekuacionet e lėvizjeve janė shumė herė mė tė thjeshta nėn kornizėn reference ku dielli ėshtė nė qendėr.

    Njė realitet krejt tjetėr ngjan nė filmin fantastiko shkencor “Matrix” ku njerzit nė padituri jetojnė njė realitet tė simuluar tė krijuar nga kompjutera super-inteligjent me qėllim qė ti mbajnė ata tė qetė e ndėrsa kompjuterat thithin energjinė bio-elektrike tyren (ēfardo qoft ajo). Kjo ndoshta kjo nuk ėshtė dhe aq e trilluar, sepse shumė njerėz preferojnė tė kalojnė kohėn e tyre nė web me realitete tė simuluara tė tipit “Second Life”. E si mund ta dimė neve qė nuk jemi ca karaktere nė njė mish-mash tė gjeneruar nė mėnyrė kompjuterike? Nėse ne do jetonim nė njė botė sintetike imagjinare, ngjarjet s’do kishin kuptim dhe konsistencė ose nuk do iu pėrmbaheshin ligjeve nė tėrėsi. Alienėt nė kontroll mund ta shihnin mė interesante ose zbavitėse tė vrojtonin reaksionet tona, pėr shembull >>Hėna e plotė ndahet nė dysh<<, apo >>sejcilit, nė botė njė diete i zhvillohet njė neps i paparė dhe i pakontrollueshėm pėr “Pite Krem-Banane”. Por nė rast se Alienėt aplikonin system konsistent ligjesh, neve s’do kishim mundėsi tė dallonim nė ekziston apo jo njė realitet tjetėr prapa tė simuluarit. Do qe e lehtė tė pohonim qė bota e Alienėve ėshtė e vėrteta e ndėrsa kjo e jona e simuluar. Por ashtu si neve, nėse qėniet nė atė realitet s’do kishin mundėsinė e vrojtimit tė Universit nga “Jasht”, s’do kishte arsye pėr ata tė dyshonin nė realitetin e tyre. Ky ėshtė njė version modern i idesė se nje nuk jemi gjė tjetėr pos fragmente tė njė ėndrreje tė dikujt tjetri.
    Kėto shembuj na sjellin nė konkluzionin qė do jetė I rėndėsishėm pėr kėtė libėr: Nuk ka njė pikėpamje ose koncept realiteti teorikisht tė pavarur. Nė vend tė saj ne adoptojmė njė panoramė tė cilėn ne e quajmė realizėm-tip i varur: ideja e tė cilit ėshtė se teoritė fizike tė botės reale janė njė model (kryesisht tė natyrės matematike) dhe njė komplet rregullash e ligjesh qė lidhin elementet e modelit me vrojtimet. Kjo na jep kornizėn me tė cilėn ne interpretojmė shkencėn.

  2. #2
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Shume interesante, biles nje pjese te vogel te ketij shkrimit e kemi diskutuar dhe ne shkolle. Ne fakt hawking humbi ca pike kohet e fundit kur deklaroje qe egzistone nje force tjeter qe e ka krijuar universin , dhe vet anglezet si besonin vesheve kur degjuan dicka te tille nga hawking, (Sidomos ato qe besojne ne shkence).
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  3. #3
    Moderator
    Dita e Regjistrimit
    Mar 2011
    Postime
    11

    Default

    Hmmm, Hawking eshte nje "Ateist i bute" ose Agnostik, ai nuk eshte religjioz por nuk eshte as mosperfilles. Ne fakt, me sa mbaj mend une, qendrimi i tij rreth krijimit lidhet shume ngushte me idete e teorise se kordave (String Theory), ku universi eshte i pafund, vetepermbledhes e vete-ekzistent. Nese kjo qe pohuam do rezultoje e vertete, zotit i ngelet pak ose aspak per te bere. Kjo nuk e ben Hawking as Ateist te mire, por as Agnostik te mire. Por nje objektivist te tepruar ... shpesh aludohet mbi besimin fetar te tij, por ndajeni njehere e mire mendjen, ai nuk beson ne religjion e as ne zotin e Krishtereve/Myslimaneve/Hebrenjve por ashtu si Einstein, ai beson (ose nuk beson) sipas menyres se vet.

    Por te mos harrojme, koheve te fundit sidomos ne shkence verehet nje teprim filozofik neper teori te ndryshme. Marrim rastin e fundit, M-Theory e cila eshte kthyer ne nje teori kandidat per "Teorine e Gjithshkaje" ne fakt eshte kthyer ne nje teori ku me shume spekullohet sesa provohet, shembull ajo parashikon 11 dimensione (Mos hyme ne detaje tjera), ne nje kohe kur ne e kemi gati te pamundur te vertetojme dimensionin e 5'te (Eksperimentalisht). Pare nga ky aspekt ku ne i japim shume te drejte nje "Teorie" pa piken e mbeshtetjes eksperimentale, dhe me forcen mediatike shpesh kalohet edhe ne nje lloj fanatizmi shkencor, a mund te me thote njeri se ku qendron ndryshimi i "Teorise se Zotit" dhe "Teorise se Kordave"? Te them te drejten, meqe jam nje njeri dyshues (Sepse ndryshe do ishim jo me shume se fanatike) teorite e fundit jane kethyer njesoj si religjionet fetare, ku nese teologjia nga njera ane mbeshtetet ne faktet spirituale (Nese mund te quhen te tilla) dhe semantike pa piken e mbeshtetjes ne te dhena shkencore, shkences i mjafton nje matrice dhe You-Tube per te kryqezuar te gjith ata qe s'besojne ne teorine e tyre.

    E fundit fare;
    Sjellja si fanatike fetare e Ateisteve, sidomos koheve te fundit sme pelqen ... eshte bere si mode te thuhet ateist sa lart poshte, por dite te djele i gjen te gjith ne kishe si pellumba.

  4. #4
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Ne fakt nga shume njerez, thenia e hawking tregohet si ironike kundrejt fese , por nga ana tjeter fakti te len te dyshosh, se pse nje person i cili njihet nga e gjithe bota dhe respektohet per teorite dhe kontributin e tije , te arrije dhe te thote dicka te tille.

    Sa per ate qe the per kohet e fundit , ke shume shume shume te drejte , ja te jap un nje shembull, se cfar po ndodh.

    Para disa koheve ishin fete qe fusnin hundet ne punet e shkences, mirepo fete dolen te pa fuqishme dhe pothuajse u harruan sa do qe ato perpiqen dhe ne ditet e sotme. Ne kohet e fundit kan dale filozofet te cilet spekullojne rreth cdo gjeje ne lidhje me universin. Po ta vesh re shume astronom po mundohen te kategorizojne gjerat dhe me ane te filozofize , pra po behen filozofe nderkohe qe jan astronom ne te njejten kohe. Kjo vjen per shkak te dyndjes se filozofise ne astronomi, dhe tani astronomet perdorin filozofine e tyre e cila bazohet ne astronomi dhe jo ne filozofi 100%. Pra astronomet po arrin te mundin cdo digaster tjeter i cili pretendon se ka te drejte ne lidhje me universin (digastere si filozofet, feja, profetet etj). Pra un nuk jam kundra filozofise qe perdoret nga astronomet, por jam kundra filozofise nga njerez qe jane filozofe por se kam haberin e astronomise dhe astrofizikes fare, nderkohe qe keto japin argumenta te pa bazuara ne shkenc.

    Gjithashtu te diskutojme pak per dimensionet, e shof qe ke shkruajtur me siper per D-5, biles biles te isha si ty, shkruaja per D-4 fare , se po ta kapesh hakshe as dimensionin kater se njohim komplet , pavarsisht qe kemi nje ide se si mund ta shpjegojme dhe ce cfare lloj specie mund te bej pjes tek dimensioni 4. Pastaj per sa i perket 5 e siper jan komplet imagjinata , njesoj si teoria ime shpejtesia e mendimit dhe e imagjinates , e ke diku ktu tek teorite nese se ke lexuar. Sinqerisht eshte shume qesharake kur shef tek youtube disa persona qe hiqen si profesora , dhe mundohen te shpejgojne dimensionet 5 e siper duke perdor lapsa fleta etj. Ne fakt njerezit qe kan njohuri rreth shkences astronomise dhe astrofizikes , si (Ty. Mua. e shume e shume tjere) na duket qesharake kur i shohim kto video e shpjegime sepse e dime qe jane komplet jashte cdo imagjinate apo komplet e pa bazuar. Kurse njerzit qe se kan iden e astronomise, nje shpjegim i till i duket nje shpjegim alieni, dhe njeriu qe shpjegon ato 11 dimensione , e quajn njeriun me te mencur ne bote , kur ne fakt ai eshte me idjoti per sa i perket shkences.

    Persa i perket Mediave, ne fakt mediat e adhurojne kaosin, rrumujat etj , dhe si intereso nese vdes njeri apo jo, se fundi fundit material duan. Ne shkenc po ta vesh re ka dokumentar per galaktika, universin, planetet, dhe per cdo yll qe njifet mire. Pershembull National Geographic i intereson qe te beje sa me shume dokumentare rreth shkences, pershembull gamma ray burst ka emisionin e vet , por gjithashtu ke dhe emision rreth ylllit Eta Carinae , gjithashtu dhe per Wolf Reyet 104 ose sic njifet WR-104. Pra te gjitha keto jan emisione ne vete , dhe ne fakt te gjitha kan lidhje me gamma ray burst. Persa i perket tragjikes, shkenctaret udhezohen qe ta bejne pak tragjike dokumentarin sepse nese sbehet athere nuk shef me njeri dokumentar (Dihet qe specia e njeriut e adhuron shkaterrimin).


    Per Ateistet qe hiqen te tille dhe ne fund jave i shef neper kisha e xhamia , mos u habit fare Scion . Ka aq shume sa qe nuk mund ta imagjinosh.
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  5. #5
    Callisto
    Guest

    Default

    Quote Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Scion Shiko Postimin
    E fundit fare;
    Sjellja si fanatike fetare e Ateisteve, sidomos koheve te fundit sme pelqen ... eshte bere si mode te thuhet ateist sa lart poshte, por dite te djele i gjen te gjith ne kishe si pellumba.

    Nuk ke pse pret te dielen....mjafton ti degjosh kur urojne per x gje...."Ishalla do Zoti" thone te gjithe. lol

  6. #6
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Quote Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Callisto Shiko Postimin
    Nuk ke pse pret te dielen....mjafton ti degjosh kur urojne per x gje...."Ishalla do Zoti" thone te gjithe. lol
    hahaha e drejte kjo
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  7. #7

    Default

    Per mendimin tim eshte e pa perceptueshme qe gjithesia te jete jete krijuar ne nje menyre te rastesishme dhe te mos kete nje Krijues. Ne shkence nuk ka rastesi, plus qe rastesia smund te bej mrekullira, shkenca ka dy parime themelore " shkak-pasoje ".
    Me pelqen shume hulumtimi " Zot - shkence ", une keta faktore si kam pare kurre ne antagonizen megjithse teorite filozofike perpiqen ti interpretojne si antagoniste ( Te kunderta ).

    Ky eshte mendimi im, nese keni argumenta me te forta, ju lutem bejini reply ketij postimi.

    Tung !

  8. #8
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Shkenca i ka dhen provat , kurse zoti asnjhere

    te mendosh qe ka nje krijues eshte komplet absurde kur ne ditet e sotme po zbulohet dita dites gjera dhe ekseperimente te reja qe e vertetojne me teper shkencen .
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  9. #9

    Default

    Shkenca i ka dhe provat, ndersa Zoti asnjehere????????????????

    Gjithsekush qe sheh nje pikture a eshte i bindur se pas saj eshte nje piktor qe e ka bere ? Apo ka hapsire logjike te mendosh se ajo mund te jete krijuar vetvetiu, pa e krijuar dikush ?( Ta imagjinosh se sa me kompleks dhe i pa pershkrueshem eshte nje univers ne krahasim me nje pikture )

    Shenim: Vella, ky eshte forumi yt, nese te shqeteson si teme me thuaj qe ta ndale, une thjesht jam ne kerkim te vertetes dhe me pelqejen debatet me argumenta.

    Faleminderit !

  10. #10
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Forumin se kam hap per vete e kam hap per te njoftuar njerzit dhe per ti bere te kuptojne dicka rreth shkences.. Sa per ato qe the me siper , shkenca e ka vertetuar dhe po e verteton perdit, kurse perrallat e fese vazhdojne ti manipulojne trurin njerzve me gjera enigmatike..

    Gjithsesi ky debat mbyllet ktu.. Tlutem jo gjera fetare apo zoti etj.... Kujt i pelqe feja ka shume forume te fese kshu qe mund te debatoje atje i lirshem.. Besoj se mkuptove.
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  11. #11

    Default

    Patjeter qe te kuptova dhe te mirekuptoj, ky debat u mbyll.

    Te falenderoj per kontributin e iluminimit permes shkences ne gjuhen amtare.

    Faleminderit !

Informacioni i Temės

Users Browsing this Thread

Aktualisht kemi 1 vizitorė duke shikuar kėtė temė. (0 Anėtarė dhe 1 vizitorė)

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •