Athere le te flasim pak per kometen Elenin ose sic njihet ndryshe C/2010 X1.

Kometa C/2010 X1 (elenin) eshte nje komete me periudhe afatgjate, e zbuluar nga astronomi amator Rus lenoid Elenin ne 10 Dhjetor 2010, nepermjet kontrollit te larget ne observatorin robotik Rrjeti Nderkombetar Shkencor prane Mayhill, New Mexico, USA. Ne kohen e zbulimit , kometa kishte nje magnitude te dukshme rreth 19,5, duke e bere ate rreth 150.000 here me te dobet se sa mund te shihen me sy te lire. Zbuluesi, Leonid elenin, vleresoi se kometa ishte 3-4 km ne diameter. Kometa elenin do te kaloje afer Tokes ne 16 deri me 18 tetor, 2011, kur kjo e fundit do te afrohet me rreth 34,980,000 km ose 91 here te distances Toke-Hene, e cila nuk perber asnje lloj rreziku.

Paragrafi 2. Lexoni me kujdes
Ne prill 2011, kometa ishte rreth shkalles 15 (rreth shkelqimin te Plutonit), me nje zgjerim ne atmosfere te perbere nga pluhuri i holle. Vleresimi tregonte se kometa ishte zgjeruar ne rreth 80.000 km ne diameter. Qe nga 21 Maji 2011 zgjerimi e kishte tejkaluar 100.000 km, dhe ne Gusht 2011 kishte kaluar 200.000 km. Me 19 gusht 2011 kometa elenin u godit nga nje derdhje masive nga kurora e Diellit e quajtur (CME). Kometa filloi te shperndahet, ashtu si edhe kometa C/1999 S4. Kometa Elenin u afrua afer Diellit me 10 shtator 2011 ne nje distance prej 0,4824 AU ose 72.170.000 km. Mbetjet e elenin do te kalojne afer Tokes me 16-18 tetor 2011, ne nje distance prej 0,2338 AU (34.980.000 km ose 91 here te distances Toke-Hene).


Athere duke ju referuar paragrafit te dyte i cili eshte pak i frikshem per ato qe se kane iden e astronomise dhe aspak i rendesishem per ato qe e studjojne kete dege, ne do te sqarojme se cfare eshte zmadhimi i vertet i nje komete (gjeja me kryesore qe skeptiket e perdorin si nje shkaterrim).

Nese nje njeri do hante shume pothuajse perdit , sa % shance do kishte qe tu bente sa elefandi ? (Pergjigjen besoj e dini).

Ne fillim le te flasim pak se kush jane perberjet e nje komete. Kometat jane te perbera zakonisht nga akulli, se bashku me pluhurin, shkembinj, dhe gazra te ngrire. Disa nga materialet e njohura zakonisht perfshijne, (Akujt e ujit (H2O), Dioksidet e ngrira te karbonit (CO2), Gazet jonizues, Amoniak, Gazra te kondensuara, Perberje Hekuri, squfuri, Materiale organike si molekula te ndryshme dhe komponimet e karbonit, dhe disa perberje te tjera.

Tek paragrafi dy jane te dhenat e sakta te kometes Elenin, qe do te thote saktesisht vendodhjen, ikjen, dhe trajektoren. Kur nje komet afrohet afer perberjet e sapo shkruajtura me siper nxehen nga temeraturat e larta dhe arrijne te dalin ne forme avulli ose tymi nga kometat duke lene nje bisht rreth 100 ose me shume km. Rritja ne madhesi te nje komete nuk do te thote qe ajo rritet si madhesi trupore! E THEKSOJ nuk do te thote qe kometa rritet ne diamter te perberjeve te ngurta si guret shkembore akulli etj, por kometa rritet nga ana e tymit dhe e gazrave te nxehura dhe te leshuara jasht si pasoje e temperatures se larte te shkaktuar nga Dielli.

Imagjinoni nje grumbull me qymyr ne momentin qe nxehet para se te mari flake, ato leshojne nje tym te madh por nuk do te thote qe grumbulli me qymyr do rritet ne madhesi. Pra dhe kometa Elenin vepron ne te njejtin menyre, pasi kjo e fundit ne 10 shtator u afrua shume prane diellit pra deri ne limitin e caktuar , gjithashtu u godit dhe nga nje CME (nje cfryrje e siperfaqes se Diellit). PRA ASGJE PER TU SHQETESUAR !!!!!


Mirepo merseleja e kometes Elenin nuk mbaron ketu. Nga shume skeptike kometa elenin referohet si nje Yll xhuxh me mase rreth 30 ose 40 here sa te jupiterit, gje qe eshte e pa mundur. Pse eshte e pa mundur !. Nese nje trup qiellor do te ishte brenda sistemit tone Diellor aq me teper kur behet fjale per nje yll xhuxh kafe, pasojat ne Sistemin Diellor dhe ne planetin tone do kishin filluar kohe me perpara, dhe jo me date 29 shtator sic ishte parashikuar nga skeptiket ose ne date 16 deri ne 18 tetor , kur nuk lehen pa permendur dhe datat e Nentorit (qe do vijne). Forca e gravitetit qe do ushtronte ky (Yll, Planet, apo quheni si te doni, do ishte maramendese, dhe nese do ishte e sakte pasojat do fillonin shume heret vite me pare, kur do te shikonim mijra asteroide duke ardhur ne drejtimin e planetit tone. Tek video e meposhtme eshte trajektoria e kometes Elenin dhe rruga e tij qe nga 10 dhjetori (dita e zbulimit) deri me fund te ketij viti etj.

Bejeni Play videon dhe shikoni trajektoren qe tregon faktin se, nese do te ishte nje trup me mase te jupiterit ose me mase rreth 8 9 here te Tokes , cfare do te ndodhte me te vertet. Well planeti jone do udhetonte neper hapesire si nje pijanec i trullosur qe nuk mban mend rrugen e tije.

Le ti marim gjerat pak me kujdes dhe te shohim se cfar shpejtesie i duhet ketij kodosh objekti per te arritur afer tokes nese do ishte ne masen e Jupiterin apo me pak ose me shume.

Se pari, edhe pse eshte thene se ky objekt eshte me i madh se Jupiteri, eshte akoma me bukur edhe nese them qe ky objekt eshte identike ne mase te Jupiterit-1,8986*10^27 kg.

Se dyti, masa e diellit eshte 1,9891*10^30 kg.

Tani, le te mendojme se cila do ishte fuqia ne mes te Diellit dhe Objektit ne perigee e orbites se objektit, i cili eshte rreth 1 AU (150.000.000 km) ne distance.

Formula e perdorur nxjerr se sa fuqi aplikojne keto dy me njeri tjetrin nga graviteti. F = G ({m1*m2}/r^2), ku G eshte graviteti konstant (6,67*10^-11) m^3*^-1 kg*s^-2).

Me poshte une do ti heq njesine per te qartesuar formulen. M^3 dhe km anullohen per te prodhuar kg/s me nje ndryshim per eksponentet e -3 (kjo ne rastin e me poshtem nese kerkoni tre shifrat e zhdukura).

Athere le ti hedhim nje kendveshtrim:
F = G ({m1m2}/r ^2)
F = [6,67 *10^-11 * ({1,8986*10^27} * {1,9891*10^30 })]/( 150.000,
000^2)
F = (2,51896*10^45)/(2,25*10^16)
F = 1,1952*10^44 N/s


Rezultati eshte 119520000000000000000000000000000000000000000 Forca te Newtonit cdo sekonde mes Objektit dhe Diellin ne orbiten e saj.

Por atehere ju mund te pyesni, kur objektet kalojne rreth diellit, ata levizin shume shpejt. Saktesisht e drejte. Pra, sa shpejt do ti duhej nje objekti me mase te jupiterit per ti shpetuar Diellit.

Formula per shpejtesine e ikjes eshte Vsec = [2*G*M/r]^1/ 2, ose, rrenja katrore e [2*G*M/r] ku G eshte graviteti konstant, M eshte masa, dhe r eshte rrezja e diametrit ne distancen ne mes te objekteve.

G is 6.67*10^-11.
M eshte nxjerre nga N-M/kg nga formula e pare, 1.1952*10^44.
r eshte 1/2AU, qe dmth afersisht 7.5*10^10 km
.

Vsec=[2(6.67*10^-11)*(1.1952*10^44)/(7.5*10^10)]^(1/2)
Vsec=({1.5994*10^34}/{7.5*10^10})^(1/2)
Vsec=(2.2126*10^23)^(1/2)
Vsec=1.487*10^7 km/sek
.

Kjo do te thote se shpejtesia e objektit ne ikje duke i shpetuar Diellit duhet te jete 14.870.000 kilometra per sekonde. Pra kjo eshte nje absurditet total, dhe del qe eshte gati 7 here me e shpejt se sa shpejtesia e drites. Kjo eshte e pamundur. Nese (Objekti, Nibiru, Ylli xhuxh, do te udhetonte me kete shpejtesi, forcat e batices do ta shkaterronin totalisht. Kjo eshte me te vertet qesharake.


Nese se keni iden e matematikes ose fizikes per sa i perket formulave te mesiperme, pysni dike qe ka njohuri dhe ja u shpjegon me sakte se cfare kemi dashur tju tregojme. Ohhh se per pak harrova (Mos valle menduat qe permbytjet ne Bankok te Tailandes erdhen per shkak te Elenin ?.

Shijojeni jeten se eshte e bukur. Me respekt Stafi i Universalb.CoM







Abdyl Berisha. Profesor i fizikes Berthamore.
Adri Xherrahi. Astrofotograf.
Elton Balla. Student i deges se Astronomise dhe Astrofizikes Teorike.