Toka eshte e rrethuar nga nje shtrese e ajrit e quajtur atmosfere. Atmosfera eshte e perbere nga gazra te ndryshem qe veprojne si nje mburoje mbrojtese per jeten e Tokes dhe egzistences saj. Pa te, ne do te digjeshim nga nxehtesia intensive e Diellit gjate dites, dhe do ngrinim nga temperaturat shume te uleta gjate nates.

Perberja
Me shume se 3/4 e atmosferes eshte e perbere nga azoti dhe shumica e pjeses tjeter nga oksigjeni. Megjithate 1%, e atmosferes ka nje perzierje te dioksidit te karbonit, argonise, avullit e ujit dhe ozoni, qe jo vetem prodhon karakteristikat e rendesishme te motit, te tilla si rete dhe shiu, por gjithashtu ka ndikim te konsiderueshem ne klimen e pergjithshme te tokes, nepermjet mekanizmave te tilla si efekti sere dhe ngrohjes globale.

Presioni
Atmosfera perbehet nga pese shtresa, te mbajtura rreth planetit nga forca e gravitetit. Sa me lart te levizesh neper shtresa, presioni atmosferik zvogelohet me shpejtesi duke perfshire dhe temperaturat e ajrit. Keto komplikime krijojne ndryshimet ne temperatura te cilat bejne te mundur ndarjen e atmosferes ne shtresat e pershkruara me poshte.


Exosfera
Mbi nje lartesi prej rreth 500 km eshte exosfera, nje shtrese ku atmosfera bashkohet me hapesiren. Satelite jane te vendosur pikerisht ne kete fushe, 500 km deri ne 1000 km nga Toka.

Termosfera
Termosfera eshte shtresa e katert e atmosferes, ne mes te distances 80 km dhe 110 km mbi Toke. Anijet Hapesinore ​​fluturojne pikerisht ne kete shtrese, gjithashtu kjo eshte shtresa ku formohen dhe dritat e aurores. Dritat e Aurores jane perde te imta te drites qe shkaktohen kur Dielli leshon gazrat ne atmosfere mbi pole.

Mezosfera
Pertej stratosferes, ajri eshte shume i holle dhe i ftohte. Kjo zone eshte e njohur si mezosfera, dhe ndodhet ne mes te 50 km dhe 80 km mbi siperfaqen e Tokes.

Stratosfera
Stratosfera eshte shtresa e dyte e ajrit mbi siperfaqen e Tokes dhe shtrihet ne nje lartesi prej 50 km. Eshte pikerisht ketu qe ne gjejme shtresen e ozonit. Shtresa e ozonit thith pjesen me te madhe te rrezatimit qe vjen nga Dielli, sepse nese kjo shtrese nuk do e kryente kete proces, egzistenca e jetes bimore dhe njerzore do ishte ne pikpytje.

Troposfera
Troposfera eshte shtresa me e afert me Token, e larte afersisht 11 km. Moti ndodh vetem ne troposfere, sepse kjo shtrese permban shumicen e avullit te ujit. Moti vjen nga ndryshimet e ujit ne ajer, qe dmth, se pa uje nuk do te kishte re, shi, bore ose karakteristika te tjera te motit. Troposfera eshte nje shtrese e paqendrueshme ku ajri eshte vazhdimisht ne levizje. Si rezultat, kur avioni fluturon permes troposferes, ai mund te kete nje udhetim me shume lekundje (ajo qe ne e dijme si turbullire). Ju mbase mund ta keni perjetuar kete kur keni udhetuar me Avion. Per shkak te kesaj turbullire, shumica e linjave ajrore fluturojne pak me larte mbi troposfere. Ketu ajri eshte shume me i qete dhe avionet mund te fluturojne siper reve.

Edhe pse atmosfera shtrihet ne nje lartesi prej 1000 km, ajo eshte shume e rendesishme per jeten ne siperfaqen e Tokes.


Me korigjoni nese emrat e shtresave nuk jane (shume shqip)








Elton Balla
Oxford Angli 2011