Abdyl Berisha

LHC dhe kerkimi i orgjines se Mases

Para 13,7 milliad vitesh pike shume e vogel me energji te jashtezakonshme shpertheu per tu krijuar universin qe ne jetojme. Nga kjo energji, brenda nje sekondi u krijua materia, dhe perkatesisht u krijuan grimcat elementare. Ne baze te formules se famshme, te cilen e zbuloje Ajnshtajni ne vitin 1905, kuptojme se edhe masa mund te shnderrohet ne energji. Deri me sot, ne nuk kemi arritur ti kuptojme fenomenet e mases se grimcave elemntare pershkak se natyre e ligjeve te fizikes na jep nje konkluzion se te gjitha grimcat duhet te jene pa mase. Pakuptushmeria ma e madhe qendon ne faktin se keto grimca kane madje masa te ndyshme. Ne pershpejtuesin me te madh te grimcave elementare ne bote LHC prane Qendres Evropiane per Kerkime Berthamore CERN ne Gjeneve, punojne me shume se 8000 shkenecetar te 580 instituteve kerkimore nga e gjithe bota. Nga ky kerkim pritet qe ne vitin 2012 te zbulohet ekzistenca e grimces me fondamentale te materies – bozonin e Higsovit. Me kete zbulim do te mund te jepet pergjigjja e njeres nga pyetjet fondamentale te fizikes: Nga vjen masa?.

Albert Ajnstajn (1878-1995) eshte fizikanti me i madh i te gjitha kohrave, i cili me me teorine e tij te relativiteti vuri nje nga ligjet fondamentale te universit. Formula e tij e famshme E= mc2 jep na ben te kuptojme se materia eshte nje forme e energjise.

Peret Higgs (1929) Bozoni i Higsovit. Grimca e Higsovit , e njohur edhe si grimca hynore konsiderohet si e para nga te gjitha grimcat elemntare te mundshme qe ekzistojne ne univers. Teorikisht u be njohur ne vitin 1964 nga fizikani britanik Peter Higgs. Egzistenca e kesaj grimce eshte fondamentale per shpjegimin e te gjitha pyetjeve te hapura ne fizike, dhe me kryesores: origjina e mases.


Laboratori me i madh ne bote i quajtur LHC

Disa nga pytjet qe pritet ti japi pergjigje kjo makine gjigande jane: Ēfare ka ndodhur gjate Big-Bengut?. Nga se perbehet universi?. Nga se vjen masa?. Ku eshte antimateria?. Etj. Me pershpejtuesin me te fuqishem te grimcave, ndertuar ndonjehere, shkencetaret nga e gjithe bota jane duke u perpjekur per t'iu pergjigjur ketyre pyetjeve fondamentale. Eksperimenti i fizikes me i madhi dhe me i fuqishmi i njerezimit prane Qendres per Kerkime Berthamore CERN ne Gjeneve, eshte vene ne perdorim ne veren e vitit 2008. Ky pershpejtues shtrihet 100 m nen siperfaqen e Tokes ne zonen kufitare mes Frances dhe Zvicres me nje gjatesi prej 27 kilometra dhe diameter prej afro 30 km. LHC do te beje te mundur zgjidhjen e ceshtjeve kryesore te fizikes. Eksperimenti i jep mundesi shkenctareve qe te udhetojne ne te kaluren, dhe per te mesuar se cfare ka ndodhur menjehere pas krijimit te universit. Ne kete eksperiment gjuhen dy grimca protonesh, ne drejtim kundrejt njera-tjetres. Ne fazen e fundit te perplasjes, tufa e protoneve arrin energji prej 7 TeV. Grimcat e pershkruajn tunelin e LHC-se 11000 here mbrenda sekondit dhe rrugetimi i tyre rregullohet nga fushat e forta magnetike. Bobinat e mese 1000 magneteve perbehet nga telat superpercues. Per ftohje perdoret heliumi i lengshem ne nje temperature prej -271 grade Celsius. Kjo temperature eshte me e ulet se sa ne hapesire ​​dhe e ben sistemin e ftohjes se LHC-se si frigorifer i madh ne bote.

Antimateria

Gjithcka filloj me nje nxehtesi intensive te Big-Bangut. Megjitate per cdo grimce lind edhe nje binjake – nje antigrimce me mase te njejte por me ngarkese te kundert elektrike. Ne momentet e para te ekzistenzes se saj, universi ishte ne nje paraspeshim, ku materia dhe antimateria krijohej ne nje sasi te njejte. Vetem 1 sekonde pas Big-Bangut, u zhduk e tere antimateria, po thuaj se gati edhe materia. Nga teprica shume e vogel e materies u krijua cdo gje, gjithcka qe shofim rreth nesh: qe nga yjet, galaktikat, e deri tek Toka dhe jeta mbi te. Cfare ka ndodhur me antimaterien?. Kjo eshte enigma me e madhe e fizikes se grimcave elemntare, me te cilen fizikanet e CERN meren perdite, me qellimin e gjejes se nje zgjidhje.


Eksperimeti LHC :
Ne kater vende te rrugetimit rrethor perplasen grimcat me njera-tjetren. Me kete rast krijohet nje numer jashtezakonisht i madh i grimcave te reja elementare. Me ndihmen e detektoreve ATLAS, CMS, Alice dhe LHCb shkencetarer bejne analizen e ketyre grimcave

ATLAS
ATLAS (A Toroidal LHC ApparatuS) eshte detektori me i madh i grimcave, i cili ka nje madhesi te nje ndertese pese kateshe. Ne ATLAS kerkohet shpjegimi i fenomeneve te reja te fizikes, si per shembull grimcat e Higsovit, kandidatet e grimcave per materien e erret, dimenzionet shtese te hapesires. Karakteristika kryesore e detektorit eshte sistemi i tij magnetik. Ai perbehet nga bobina magnetike me nje superpercjelles me gjatesi prej 25 m, te ndertuar ne form gyp cilindri, aty ku kalon sasia e grimcave. Fusha magnetike i perkul grimcat ne menyre qe te matet impulsi tyre.

CMS
CMS (Compact Muon Solenoid) me nje peshe prej 12500 ton eshte detektori me i rende ne bote. Ashtu si AtlasI edhe CMS humulton grimcat e Higsovit, kandidatet e grimcave per materien e erret dhe dimenzionet shtese te hapesires. Pjesa kryesore eshte nje magnet, fusha e te cilit eshte 100000 here me e forte sesa ajo e Tokes. Kjo eshte e ndare ne tre shtresa, ku hapesirat ne mes tyre jane te mbushura me gaz. Ne keto hapesira mundesohet zbulimi i myone me energji te larte.

LHCb
Detektori LHCb (Large Hadron Collider beauty) merret me pyetjet se pse universi yne eshte i perbere kryesisht nga materia dhe jo nga antimateria. Shencetaret jane duke studjuar ndryshimin e vogel ne mes te materies dhe antimateries. Basuar ne te ashtuquajturen beauty ose e bukura. Per ti indentifikuar keto grimca, shkencetaret kane ndertuar disa superdetektore te vecante.

ALICE
Ne detektorin ALICE (A Large Ion Collider Experiment) studjohet gjendja e materies siē ishte ne milionin e sekondit pas Big-Bangut. Ndryshe nga tjeret, detektori ALICE perdoret per perplasje berthamash te atomit te plumbit. Kjo rezulton me krijimin e temperaturave 100000 here me te larta sesa ne berthamen e Diellit. Shkencetaret presin qe pjeset perberse te berthames, protonet dhe neutronet, ne nje temperature te tille te paimagjinushme do te shkrihen dhe do ti humbin lidhjet e rrjetave te tyre strukturore. Ne kete menyre do te simulohet gjendja e kuarkeve dhe gluoneve ashtu sic kane egzistuar ne milionin e sekondit pas Big-Bangut.


Shenim i autorit:
Teoria e relativitetit te Ajnstajnit nuk bie asnjehere. Shpejtesia e drites (c) eshte konstante universale.

Sa e shpejte eshte drita:

450 para epokes se re - Empedokle: e kufizuar
350 para epokes se re – Aristoteli: e pa kufizuar
100 para epokes se re – Heron nga Alexandria: e pa kufizuar
1000 pas epokes se re – Avicenna/Alhazen: e kufizuar
1350 Sayana: e kufizuar
1600 Johannes Kepler: e pa kufizuar
1620 René Decartartes: e pa kufizuar
1670 Huygens: 220.000 km/s.
1676 Rųme: 299.000 km/s.
1728 Bradly: 297.700 km/s.
1775 autori nuk njihej , matjet me rastin e transitit te Aferdites: 1769.285.00 km/s.
1834 Wheatstone: 402.336 km/s
1849 Fizeau: 313.290 km/s
1869 Foucault: 300.900 km/s
1875 Cornu: 299.990 km/s
1878 lind Albert Ajnshtajn
1879 Michelson: 229.796±4 km/s
1928 Karolus, Mittelstädt: 299.786±10 km/s
1947 Essen, Gorden-Smith: 299.792±3 km/s
1955 vdes Albert Ajnshtajni
1958Froome: 299.792,5±0,1 km/s
1973 Boulder-Gruppe: 299.792,4574±0,001 km/s
1983 sipas definicionit te metrit: 299.792,458 km/s (i sakte)
CERN 299.792,458 + 0.00000006 km/s= 299.792,45800006 km/s


Si ka mundesi qe eshte tejkaluar shpejtesia e drites?, dhe aq me teper paska rene teoria e relativitetit te Ajnshtajnit?. Vetem ne imagjinaten e njerezve por jo ne realitet.


Gjurme Te Grimces Me Fondamentale Te Materies

Ne nje seminar te Qendres Evropiane per Kerkime Berthamore CERN te mbajtur me 13 dhjetor 2011 ne Gjeneve, fizikanet te cilet punojne ne eksperimentet e LHC-se ATLAS dhe CMS paraqiten rrezultatet e reja ne kerkim te grimces se Higsovit. Ata raportuan perparime te konsiderueshme, megjthate rezultatet perfundimtare priten vitin e ardhshem. Mendohet se nese grimca e Higsovit egziston ne te vertete, duhet te ndodhet ne fushen e mases ne mes 116-130 GeV ne eksperimentin e ATLAS dhe 115-127 GeV ne eksperimentin e CMS. Kryesisht masa e grimcave elementare bazuar ne formulen e famshme te Ajnshtajnit (energjia eshte e barabarte me prodhimin e mases dhe katrorit te energjise) fizikanet e japin si barasvlere te energjise ne elektrovolt (eV), perkatesisht ne gigaelektovolt (GeV=nje miliarde elektovolt).

Gjurme te grimces se Higsovit: Vijat e kuqe jane myjone, te cilat mund te jene krijuara nga grimcat e Higsovit. Meqe edhe proceset e tjera mund te lejne shenja te ngjashme, ju mbeten fizikaneve per ti analisuar rezulatatet e panumerta per te provuar egzistencen e bozonit Higsov.

Per te zbuluar grimcen e Higsovit, fizikanet perserisin gjithnje perplasjen e protoneve me energji te ndyshme. Nga vrulli i perplasjes, bazuar gjithmon sipas formules se Ajnshtajnit, lindin grimca te reja, te cilet regjistrohen nga ana a detektoreve. Grimca e kerkuar e Higsovit nuk mund te zbulohet direkt, sepse ajo zhduket shume shpejte, (si pas mendimit te Shkencetareve).

Gjasat per zbulimin e kesaj grimce jane mjafte te medha. Kjo kur merrat parasys se ne LHC mbrenda nje sekonde mdodhin mese 40 milione perplasje te protoneve. Ēdo here ndodhe diēka, krijohen grimca jo te qendrueshme, qe regjistohen ne detektore. Prof. Dr. Klaus Desch nga Instituti i Fizikes se Universitetit te Bonit, fizikant i fizikes eksperimentale per grimcat elementare te pershpejtuesve me energji te larte, i cili njeherit qe shume kohe merre me zbulimin eshte mjafte i sigurt, madje 70 %.

Fizikanet e presin vitin 2012 me nje kurreshtje te jashtezakonshem. Zbulimi i grimces se Higsovit ne radhe te pare do ta kompletonte modelin standart te fizikes se grimcave elementare. Jo pse eshte grimca e fundit e panjohur ne kete model, por se aty luhet nje rol i rendesishem. Me ndihmen e kesaj grimce behet i mundur shpjegimi se: pse kuarket dhe leptonet kane mase dhe pse vlera e kesaj mase ndryshon nga nje grimce elementare tek tjera.






Abdyl Berisha
Bonn, Gjermani
Dhjetor 2011.

www.Astroalba.de