Yjet qe ne shohim sot nuk jane gjithmone ashtu sic jane paraqitur dikur, duke lundruar vetem ne erresiren e nates. Shume yje duke perfshire edhe Diellin tone, u rriten ne rajone te trazuar kozmike, ashtu sic eshte ilustruar ne kete imazh nga Teleskopi i NASA`s Spitzer.

Imazhi tregon nje nga rajonet me aktive dhe te trazuar te lindjes se yjeve ne galaktiken tone Rruga e Qumeshtit. Ky rajon eshte quajtur Mjellma X. Ndryshimet e shpeshta te rese se gazit dhe pluhurit shtrihen 4500 vite drite ne konstelacionin Mjellma. Ky rajon eshte shtepia e mijera yjeve masive dhe atyre te madhesise se Diellit, apo me te vegjel. Teleskopi Spitzer e kapi kete pamje te rajonit duke perdorur infra te kuqe.

Teleskopi Spitzer kapi nje sere aktivitetesh ne kete rajon te dhunshem te lindjes se yjeve, tha Joseph Hora ne Qendren Harvard-Smithsonian te Astrofizikes ne Kembrixh. Ne shohim flluskat te cilat jane perkulur nga yjet e mundshem masiv, shtyllat e yjeve te reja, fijet e holla te erreta te veshura me embrionet yjore, e shume aktivitete te tjera, tha Ai.

Mendohet se, shumica e yjeve qe formohen ne kete rajon, jane masive, ashtu si Mjellma X. Me kalimin e kohes, yjet zhduken dhe migrojne larg nga njeri tjetrit. Eshte e mundur qe, edhe Dielli yne te jete perfshire ne nje situate te tille, duke pasur prezencen e yjeve me masive ne nje rajon kaotik te ngjashem.

Rete e trazuara ne rajonet e formimit te yjeve jane te njohura si flluskat ose zgavrat e gdhendura nga rrezatimi dhe ererat e yjeve masive. Yjet masive e gerryejne rene duke u bere shkaktaret kryesore per nderprerjen e procesit ne formimin e disa yjeve, dhe ne te njejten kohe i japin mundesi lindjes se disa te tjereve.

Nje nga pyetjet qe ne duam ti pergjigjemi eshte, se si nje proces i tille i dhunshem na tregon te dyja proceset, ajo e vdekjes dhe e lindjes se yjeve te reja, tha Sean Carey, nje anetar i grupit nga qendra e Shkencave ne Institutin e Teknologjise, NASA Pasadena, Kaliforni . Ne akoma nuk e dime saktesisht se si yjet e mundshem formohen ne mjedise te tilla shkaterruese.

Infra e kuqe nga te dhenat e Teleskopit Spitzer po ndihmon shume per t'iu pergjigjur ketyre pytjeve, duke i dhene Astronomeve nje dritare kryesore ne pjeset komplekse te pluhurit. Drita, infra e kuqe udheton pa problem neper pluhur, ndersa drita e dukshme bllokohet.

Nje pyetje tjeter qe shkencetaret shpresojne ti pergjigjen, eshte se si keto shtylla dhe fije te holla gazi jane te lidhura.

Drita infra e kuqe ne kete imazh eshte e koduar me ngjyra, sipas gjatesise se vales. Drita e 3.6 mikroneve eshte blu, drita 4,5 mikron eshte blu-jeshile, drita 8,0 mikron eshte e gjelber, dhe drita 24 mikrone drita eshte e kuqe. Keto te dhena jane marre perpara se Teleskopit Spitzer ti mbaronte freskuesi kryesor i instrumenteve (Heliumi i Lengshem), ne vitin 2009.


Per te pare foton e plote ju lutem klikoni tek linku >> http://www.universalb.com/album/showfull.php?photo=201










Elton Balla
Oxford Angli 2012