Faqja 1 deri nė 3 nga 3

Tema: Stinet e Vitit dhe krijimi i tyre

  1. #1
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    716

    Arrow Stinet e Vitit dhe krijimi i tyre


    Viti ndahet ne kater stine: Pranvere, Vere, Vjeshte dhe Dimer. Cdo sezon zgjat 3 muaj, me Vere te ngrohte, Dimer te ftohte, Pranvere dhe Vjeshte mesatare.

    Sezonet ndikojne shume ne ate qe ndodh ne Toke. Ne pranvere, kafshet dhe bimet lindin dhe vijne perseri ne jete. Vera eshte e nxehte dhe eshte koha ku zakonisht njerzit bejne pushime neper plazhe. Ne vjeshte ngjyrat ndryshojne dhe gjehet fillojne te bien nga pemet. Dimri eshte i ftohte dhe zakonsiht ne shume vende bie bore. Sezonet shkaktohen per shkak te ndryshimin te marredhenies se Tokes me Diellit. Toka udheton rreth Diellit, (e quajtur orbite) nje here ne vit ose cdo 365 dite.

    Pervec rrotulimit rreth Diellit, Toka rrotullohet edhe rreth vetes cdo 24 ore. Kjo eshte ajo qe ne e quajme nje dite. Megjithate, Toka nuk rrotullohet ne menyre te drejte poshte/larte ne lidhje me Diellin. Ne terma shkencore, planeti jone ka nje anim/pjerresi prej 23,5 gradesh.

    Cfare Rendesie ka Animi

    Pjerresia ka dy efekte kryesore: kendi i Diellit ne Toke dhe gjatesia e diteve. Per 6 muaj te vitit animi i Tokes ben qe poli i veriut te jete i drejtuar nga krahu i Diellit. Per 6 mujorin tjeter te vitit, eshte Poli i Jugut ai qe eshte i drejtuar nga Dielli. Kur Poli i Veriut eshte i drejtuar ne krahun e Diellit, dita ne pjesen veriore te planetit (ne veri te ekuatorit) mer me shume drite, ose me sakte dita behet e gjate dhe nata e shkurter. Me ditet e gjata, hemisfera veriore ngrohet dhe dhe sjell veren. Ndersa koha gjate vitit ecen pjerresia e Tokes ndryshon, dhe Poli i veriut i largohet pjeses ballore te Diellit duke sjellur keshtu dimrin.

    Per kete arsye, sezonet ne veri te Ekuatorit jane e kunderta e stineve ne jug te ekuatorit. Kur ne Europe dhe Amerike eshte dimer, ne Brazil dhe Australi eshte vere.

    Kemi biseduar per ndryshimin e gjatesise se dites, por kendi i Diellit ndryshon gjithashtu. Ne vere Dielli shkelqen me drejtperdrejt ne Toke duke i dhene me shume energji dhe ngrohje siperfaqes se Tokes. Gjate dimrit Dielli e rrezaton token ne kend. Kjo i jep me pak energji Tokes dhe nuk e ngroh ate aq shume.


    Klikoni Play per te simuluar pjerresine dhe stinet



    Klikoni Play per te simuluar rrezet e Diellit











    Elton Balla
    Oxford Angli 2012
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  2. #2
    Junior Member
    Dita e Regjistrimit
    Dec 2013
    Postime
    1

    Default

    pershendetje. mund te me ndihmoje njeri si mund te shkarkoj keto flash programet qe jane ne ndikimin e video efektit???

  3. #3
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    716

    Default

    Quote Postimi origjinal ėshtė bėrė nga DnomRa ARmond Shiko Postimin
    pershendetje. mund te me ndihmoje njeri si mund te shkarkoj keto flash programet qe jane ne ndikimin e video efektit???

    Hapi keto links me internet explorer ose google chrome dhe normalisht duhet te behen save automatikisht. Nese nuk funskionon athere shkarko nje program free ne internet i quajtur flashget dhe vendos links aty dhe shkarkohen pa problem.


    http://www.universalb.com/flash/tokadielli.swf

    http://www.universalb.com/flash/rrezetediellit.swf
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

Informacioni i Temės

Users Browsing this Thread

Aktualisht kemi 1 vizitorė duke shikuar kėtė temė. (0 Anėtarė dhe 1 vizitorė)

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •