Planeti i sapo gjetur eshte rreth 4000 vite drite larg, por ajo qe ka habitur me teper Astronomet eshte densiteti i tij.

Planeti i quajtur CoRoT-20b mendohet te jete nje gjigand gazi me nje madhesi rreth 4 here te asajt se Jupiterit. Planeti i i ri rrotullohet rreth nje ylli te ngjashem me Diellin tone.

Si pas studimeve, madhesisa relative e planetit CoRoT-20b me rreth 4 here te madhesise se Jupiterit, e ben kete bote te re nje nga planetet me te dendura.

Kjo paraqet nje problem per Atronomet. Nese CoRoT-20b eshte i strukturuar si nje gjigand tradicional gazi, me nje berthame te ngurte e rrethuar nga nje atmosfere e gazte, athere berthama e planetit duhet te permbaje 50 deri ne 77% te mases totale. Ne nje ballafaqim, berthama e Jupiterit mendohet te permbaje rreth 15% te mases se tij.

Duke pasur nje berthame te tille, CoRoT-20b mund ti sfidoje teorite aktuale rreth formimit te planeteve.

Astronomet mendojne se planetet formohen nga disku i mbeturinave i cili rrethon yllin e porsalindur. Ne Sistemin tone Diellor, disku i formuar nga Dielli ose i quajtur ndryshe si Protoplanetar i dha jete disa botave te ndryshme me te njejtin proces, por disa nga ato mbetje vazhdojne te jene prezent, ose me sakte jane ato qe ne i quajme Asteroide dhe Kometa.

Megjithate, studimi i fundit tregon se planeti CoRoT-20b duhet te kete thithur cdo atom te fundit nga materialet me te renda se heliumi. Te githa keto materiale nga disku Protoplanetar kane bere te mundur formimin e planetit dhe berthames se tij masive.

Kjo eshte dicka e veshtire per ta kuptuar dhe pranuar, tha lideri i studimit, Magali Deleuil, i Laboratorit te Astrofizikes ne Marseje, France. Nje mundesi tjeter tha ai, eshte se elementet e renda te planetit, jane te perziera ne te gjithe atmosferen e tij, dhe jo te ngulitura ne berthamen qendrore. Gjithsesi shtoi ai, kjo do te thote se bota e porsagjetur perfaqeson nje klase komplet te re te planeteve.


A ka kjo bote e denduar nje sinkronizim yjor ?.

Ultra densiteti i planetit u zbulua vitin e kaluar nga misioni Europian CoRoT, me teleskopin ne hapesire ​​qe ben te mundur kapjen e planetit ne kohen kur ai kalon perpara yllit, ose te njohur si tranzit. Skuadra i beri matjet duke perdorur instrumentin HARPS ne Kili i cili shikon per tundjen gravitacionale te yllit per shkak te terheqejes se orbites se planeti.

Matjet e kombinuara lejuan Astronomet te konfirmojne madhesine e planetit dhe mases pergjat rruges orbitale shume eliptike e cila ndan kete bote me vetem 13,463,820 km nga ylli i tij ne piken e mė te larget.

Ekipi konseideron mundesine se nese CoRoT-20b mund te kete qene me i madh, dhe se elementet e tij te lehta jane larguar nga ylli i tij meme. Misteri me i madh eshte se CoRoT-20b eshte ne nje orbite mjaft te qendrueshme dhe nuk kalon ne limitin e njohur si (Roche), i cili eshte kufiri pertej, ku ylli mund te heqi shtresat e planetit.

Deleuil shtoi, planeti po i afrohet asaj qe ne njohim si stabiliteti Darvin i emeruar jo per natyralistin e famshem, por per djalin e tij astronom, George.

Stabiliteti Darwin eshte kur planeti dhe ylli jane te vendosur ne nje gjendje te trefishte sinkronizimi: rrotullimi i yllit rreth boshtit te tij eshte i barabarte me rrotullimin e planetit rreth boshtit, i cili nga ana e tij eshte i barabarte me shpejtesine orbitale te planetit.

Matjet e tjera ne vazhdim do te bejne te mundur zbulimin se nese sistemi CoRoT-20 ka me teper se 1 planet.

Tani per tani, dendesia e larte e CoRoT-20b mbetet nje mister.











Elton Balla
Angli Oxford 2012