Faqja 1 deri nė 11 nga 11

Tema: Aferdita - Venus

  1. #1
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Lightbulb Aferdita - Venus

    Aferdita ose sic quhet ndryshe Venus eshte planeti i 2-te me afer Diellit dhe i 5-ti per madhesine e saj. Kur themi e saj duam te tregojme, qe Venus eshte planet, e cila konsiderohet si Femer per shkak te emrit dhe disa historive te kaluara.

    Distanca/Orbita rreth Diellit: 108,209,475 km.
    Perihelion (Distanca me e afert me diellin): 107,476,170 km.
    Aphelion (Distanca me e larget me diellin): 108,942,780 km.
    Rrezja Mesatare: 6,051.8 km.
    Perimetri Mesatar: 38,024.6 km.
    Volumi: 928,415,345,893 km3.
    Masa: 4,867,320,000,000,000,000,000,000 kg.
    Dendesia: 5.243 g/cm3.
    Siperfaqa: 460,234,317 km2.
    Graviteti i Siperfaqes: 8.87 m/s2. Nese ne Toke ju peshoni 45.5 kg, ne Aferdite ju peshoni 41.1 kg.
    Shpejtesia e Ikjes: 37,296 km/h.
    Periudha rrotulluese rreth vetes (Gjatesia e Dites/Nates): -243.018 Dite Tokesore -5832.4 Ore (reaksionare). - prezanton rrotullimin e planetit rreth axit te tij. Theksoj, Aferdita nuk rrotullohet ne te njejten drejtim rreth aksit, por ne krahun e kundert. Toka ----> Lindje-Perendim, Aferdita <----- Perendim-Lindje.
    Periudha rrotulluese rreth Diellit (Gjatesia e Vitit): 224.70 dite ne Toke jane = me 1 vit tek Aferdita.
    Shpejtesia Mesatare e Orbites rreth Diellit: 126,074 km/h.
    Orbita e Cuditeshme: 0.00677672.
    Orbita e Pjerret: 3.39 grade.
    Prirja Ekuatoriale e Orbites: 177,3 grade (rotacioni reaksionar).
    Orbita Perimetrale: 679,892,378 km.
    Temperatura minimale/maksimale ne Siperfaqe: +462 °C.
    Perberjet Atmosferike: Dioksid i karbonit 96%, Azot 3.5%, Dioksid i Squfurit 150 ppm, Argoni 70 ppm, Avujt e ujit 20 ppm, Monoksid i karbonit 17 ppm, Helium 12 ppm, Neon 7 ppm, Klorur Hidrogjeni 0.1–0.6 ppm.

    Njesia Matese: ppm = pjese per miljon.


    Venus Per Greket Aferdita, Per Babilonasit Ishtar eshte perendesha e dashurise dhe e bukurise. Planeti eshte quajtur keshtu per faktin se ka nje ndricim te vecante dhe disa ngjyra teper te vecanta.

    Venus ka qene njohur, qe ne Kohet e hershme .Pas Diellit dhe Henes , Venus eshte objekti me i ndritshem ne hapesire nga kendveshtrimi i tokes .Planeti eshte menduar te jete si Merkuri, por ne dy pjese trupi te ndara : Eosphorus si Ylli i mengjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites . Shfaqja e Venus ne mengjes nganjehere quhet dhe Lucifer.

    Venus eshte cilesuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka. Pika e vezhgimit nga Galilelo ishte teper e rendesishme per evidencat ne favor te Nikola Kopernikut per teorine e Sistemit Diellor.

    Anija-Satelit e pare qe vizitoi Venus ishte Mariner2 ne 1962. Venus u vizitua nga shume ( Anije Satelit) te tjera mbi 20 duke perfshire Pionier Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, qe u ul per here te pare ne planetin tjeter , dhe Venera 9 qe arriti te sjelle fotografite e para nga siperfaqja e Venusit. Orbituesja e pare rreth Perendeshes se Bukurise ishte Sateliti Amerikan Magellan i cili prodhoi detaje dhe harten e siperfaqes se Venusit duke perdorur Radarin e saj te sofistifikuar. Venus Express ESA eshte tani ne orbite rreth Venus me disa info dhe instrumente me te gjera exploruese.
    Imazhet nga Venera 9
    Imazhet nga Magellan

    1 vit ne Venus eshte 225 Dite ndaj 365 Diteve te Planetit Tone. Nese ne Toke do peshonit 68 kg , ne Venus do peshonit 61 kg, gjate rrotullimit dhe afrimit afer Tokes ne orbite, Venus shfaq te njejten pjese te sajen ne kendveshtrimin nga Toka.
    Venus per disa arsye njihet si planeti binjak me Token , per shkak te disa gjerave te perbashketa.
    Venus eshte me i vogel se planeti yne.
    95% Te Diametrit Te Tokes
    80% Te (Mases Pesha)

    Si Toka dhe Venus kane te dyja kratere ne siperfaqe,
    Densiteti i tyre dhe disa perberje kimike jane te njejta.
    Per shkak te ketyre ngjashmerive u mendua se nen rete e dendura Venus mund te jete me nje atmosfere si Toka, qe te jete ne gjendje te kete jete. Por pas studimeve te fundit qe jane bere per Perendeshen e Bukurise rrezulton qe kjo e fundit eshte nje Planet Ferr-Djall ne krahasim me Token, dhe nuk eshte aspak ne gjendje te rigjeneroje jete sic ben planeti yne Toka.

    Presioni ne atmosferen e Venusit eshte 90 Atmosfer presion i njejte po te futesh 1 km thelle ne Oqean ne planetin tone. Venus eshte e perbere kryesisht nga dioksidi i karbonit , dhe ka disa shtresa resh kilometra te trasha te perbera nga acidi sulfurik. Keto re perbejne nje pengese per ne per te pare siperfaqen e Venus. Ky presion atmosferik perben ndryshimin e Seres - Greenhouse e cila rrit temperaturen ne siperfaqen e Venus mbi 400 grade celcius, e cila eshte e mjaftueshme per te shkrire plumbin . Siperfaqa e Venus eshte me e nxehte se sa ajo e Merkurit, qe eshte shume me afer Diellit se Venus.

    Ka nje ere te forte siper reve te Venus, te cilat arrijne shpejtesine 350 km, por era ne siperfaqen e Venusit eshte shume e ngadalte, vetem disa km ne ore ne krahasim me eren siper reve. Venus mund te kete pas nje sasi Uji teper te madhe sic ka ne planetin tone Toke, por uji eshte thare ne Venus per shkak te temperaturave te larta dhe perberjeve gjeologjike te vullkavene.
    Ne mund te kishim pasur te njejtin fat ne Toke po te kishim qene pak me afer diellit sic eshte Venus . Ne mund te mesojme shume rreth Tokes duke shtruar pytjen se pse Venus ne thelb njesoj si Toka, ai doli komplet ndryshe.

    Pjesa me e madhe siperfaqes se Venus perbehet nga kodra dhe fusha , gjithashtu ka dhe disa pjese te njohura dhe te emeruara nga shkencetaret: Atalanta Planitia, Guinevere Planitia, Lavinia Planitia. Venus ka dy zona te medha malore: Ishtar Terra ne hemisferėn veriore me madhesine e Australise , dhe Aferdite Terra me ndodhje pergjate Ekuadorit me madhesine e Amerikes Jugore.Brendesia e Ishtar perbehet kryesisht nga nje pllaje e larte :Lakshmi Planum e cila eshte e rrethuar nga malet me te larta ne Venus duke perfshire Maxwell Montes

    Te dhenat e radarit nga Sateliti Magellan tregon qe shumica e siperfaqes se Venusit eshte e perbere nga llava e ngrire, qe ka ardhur si rrjedhoje e shperthimeve vullkanike. Venus ka disa mburoja vullkanike te medha, te cilat jane njesoj si ajo e Hawait ose Olympus Mons. Studimet e fundit te bera ne Venus tregojne, qe planeti eshte akoma aktiv ne perberjet vullkanike por vetem ne disa pika te nxehta te saj. Ne pjesen me te madhe te saj, Venus ka qene e qete per rreth disa qindra miliona vjet .
    Nuk ka kratere te vegjel ne Venus . Duket qe asteroidet e vegjel digjen ne atmosferen e Venusit para se te perplasen ne siperfaqe.
    Mendohet qe dhe asteoidet e medha ndahen sapo hyjne ne atmosferen e Venus duke arritur ne disa pjese te vogla, te cilat digjen nga atmosfera agresive e Venusit. Terrenet e vjetra te siperfaqes se Venus jane rreth 800 milion vjet . Vullkanet e shumta te Venus kane zhdukur shume kratere te medhenj, te cilet jane te formuar qe ne kohet e hershme te formimit te vet planetit Venus.

    Imazhet qe vijne nga sateliti Magellan tregojne disa pjese vullkanike te vecanta ne siperfaqen e Venus duke zbuluar, qe keto vullkane kane nje llave teper te trashe.Pjesa e Brendshme e Venusit eshte shume e ngjashme me ate te Tokes, me nje perberje rreth 3000 km te hekurit dhe shkembinjve te shkrire ne forme llave. Nga informacionet e marra nga sateliti Magelan tregojne, qe korja e Venus eshte shume here me e trashe dhe e forte, se cka qene heret ne formimin e saj si Planet.

    Venus nuk ka fushe magnetike per shkak te rrotullimit te saj te ngadalte.
    Venus nuk ka Hena ose objekte tjera shkembore, qe rrotullohen rreth saj.
    Venus zakonisht eshte e dukshme si objekt dhe pa perdorur teleskop.
    Venus nga nje here referohet si Ylli mengjesit gjithashtu dhe si ylli Pasdites.



    Ne Qershor 2004 Venus kaloi ndermjet Diellit dhe Tokes duke dhene nje pamje te Venus si nje pike te zeze rreth Diellit. Kjo ngjarje quhet tranzit. Per here te fundit ndodhi ne vitin 1982 , dhe do te nodhe serish ne 2012, dhe pas 2012 duhet te presim deri ne 2117 per ta pare perseri. Kjo nuk eshte ndonje gje interesante per shkencetaret sic ishte ne te kaluaren , por ne ditet e sotme ky fenomen mesohet shume nga shkenctaret amatore, dhe ata qe sapo kane filluar mesimin rreth shkences.







    Elton Balla

    Oxford Angli 2010

  2. #2
    Member Albert Einstein's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jan 2012
    Vendodhja
    Paris,France
    Postime
    65

    Default

    Kam degjuar se ne Venus e ne Merkure ka ekzistuar uji por per shkak te temperaturave te larta ky uje u avullua.E vertet eshte?

  3. #3
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    Si pas teorive te fundit flitet sikur venusi mund tket pasur egzistenc uji perpara se tu transformonte ne nje planet te nxehte. Kurse merkuri me duket e pa mundur per distancen qe ka nga dielli per te pasur uje.
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  4. #4
    Member Albert Einstein's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jan 2012
    Vendodhja
    Paris,France
    Postime
    65

    Default

    Per Venusin mund te jete disi logjike por per Merkurin me cuditi.

  5. #5
    Physics is Awesome Nikola Tesla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Mar 2012
    Vendodhja
    Oxford,England
    Postime
    16

    Default

    Dielli me pare nuk ishte kaq i madh dhe i nxehte sa eshte sot.Kushtet e jetes mund te kene ekzistuar ne Venus por nese Dielli do te kishte qene edhe me i vogel mund te ekzistonin kushtet e jeteses edhe ne Merkure ne kohet e para te Sistemit Diellor.

  6. #6
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  7. #7

    Default

    ''Ne Qershor 2004 Venus kaloi ndermjet Diellit dhe Tokes duke dhene nje pamje te Venus si nje pike te zeze rreth Diellit. Kjo ngjarje quhet tranzit. Per here te fundit ndodhi ne vitin 1982 , dhe do te nodhe serish ne 2012, dhe pas 2012 duhet te presim deri ne 2117 per ta pare perseri ''

    kur ne 2012 ???????

  8. #8
    Oxford Astrophysics Elton Balla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Jun 2010
    Vendodhja
    Oxford - Angli
    Postime
    718

    Default

    6 qershor Rora
    Pėrdor ėndrrėn tėnde pėr tė prekur njė dimension tjetėr.

  9. #9
    Physics is Awesome Nikola Tesla's Avatar
    Dita e Regjistrimit
    Mar 2012
    Vendodhja
    Oxford,England
    Postime
    16

    Default

    Faleminderit!

  10. #10

    Default

    Quote Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elton Balla Shiko Postimin
    6 qershor Rora
    Flm Eltoni

  11. #11
    Junior Member
    Dita e Regjistrimit
    Sep 2013
    Postime
    1

    Default

    faleminderit shume per materialin

Informacioni i Temės

Users Browsing this Thread

Aktualisht kemi 1 vizitorė duke shikuar kėtė temė. (0 Anėtarė dhe 1 vizitorė)

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •