Shkurtimi i Emrit: Vul
Emri i Plote: Dhelpra
Ngjitja e Drejte: 20 ore
Pjerresia: +25 ° grade
Sektori: NQ4
Zona: 268 ° grade katror
Yjet Kryesore: 5, 20
Designimi Bayer/Flamsteed: 33 yje
Yje me Planeteve: 4
Yjet me te ndritshem se magnituda 3.00m: 0
Yjet me 10.00 PC (32,62 vite drite): 0
Ylli me i ndritshem: α Vul (Anser) (4.44m)
Ylli me i afert: Ross 165 (33.5 vite drite larg)
Objektet e katalogut Messier: 1
Shiu Meteoreve: 0
Ne kufi me konstelacionet: Mjellma, Lira, Shigjeta, Herkuli, Delfini, Kali Fluturues
Ne kufi me konstelacionet (Anglisht): Cygnus, Lyra, Sagitta, Hercules, Delphinus, Pegasus
Dukshme ne Gjeresite midis: +90 ° dhe -55 ° grade
Shikimi me i favorshem: Ne muajin Prill gjate ores 9 PM dhe me pas


Objektet e Katalogut Messier qe mund te shikohen ne kete konstalacion

M27: Mjegullnaja Planetare Dumbell


Yjet qe perbejne Dhelpren

Anser (Alpha α Vul)
β Vul
γ Vul
δ Vul
ε Vul


Konstelacioni Dhelpra u krijua ne shekullit 17, nga astronomi Johannes Hevelius. Ajo ishte e njohur fillimisht si Vulpecula Ansere (dhelpra e vogel ose dhelpra e Anserit. Dhelpra eshte nje konstelacion i zbehte ne qiellin verior. Emri i saje eshte Latin per "Dhelpra e Vogel", edhe pse ajo eshte e njohur thjesht si dhelpra. Ajo u identifikua ne shekullin e 17`te, dhe eshte e vendosur ne mes te Trekendeshit te Veres.

Ne kete Konstelacion nuk ka yje me te shndritshem se magnituda 4. Ylli me i shndritshem ne kete konstelacion eshte α Vulpeculae, i magnitudes 4.44 nje gjigand i kuq me nje largesi prej 297 vite drite. Ylli eshte nje binar optik (ndarja e 413.7) qe mund te ndahen duke perdorur dylbi. Gjithashtu ky yll mban dhe emrin Anser, e cila i referohet dhelpres se vogel tek nofullat e saj.

Tek Ky konstelacion, ne vitin 1967, u zbulua pulsari i pare, PSR B1919 +21, nga Antony Hewish dhe Jocelyn Bell, ne Kembrixh. Ndersa ata ishin ne kerkim te radio sinjaleve te kuazareve, ata vune re puslimin qe perseritej me nje periudhe prej 1.3373 sekonda. Ky zbulim u identifikua se fundi si sinjali i nje ylli Neutron. Pesembedhjete vjet pas zbulimit te pulsarit te pare u zbulua dhe Pulsari i pare Milisekondesh, PSR B1937 21, vetem disa grade me larg ne qiell nga pulsari PSR B1919 +21. Gjithashtu ky Pulsar Milisekondesh ndodhet po ne konstelacionin Dhelpra. Konstelacioni Dhelpra eshte gjithashtu edhe shtepia e HD 189733 b, planeti me i afert extrasolar duke u studiuar nga teleskopi hapesinor Spitzer.

Te Konstelacioni Dhelpra gjenden dhe dy nga objektet e njohura si Deep sky Objects. Mjegullnaja Planetare Dumbell (M27), eshte nje mjegullnaje planetare e ndritshme qe u zbulua nga astronomi francez Charles Messier ne 1764 si objekti i pare i ketij lloji. Ajo mund te shihet me teleskop nga nje vend i erret, duke u paraqitur si nje disk me ngjyra te ndezura rreth 6 Minuta Hark ne diameter. Objekti i dyte i njohur ne kete konstelacion eshte edhe Grupi i Hapur yjor i dezignuar si Coathanger.











Elton Balla
Angli Oxford 2012