Arusha e madhe eshte nje nga 48 Shenjat e rregjistruara nga ''Ptolemy''.

Arusha e Madhe eshte nje konstelacion i dukshem gjate gjithe vitit ne shumicen e hemisferes veriore. Ajo mund te shihet me se miri ne muajin prill. Ajo eshte e dominuar nga forme gjeresisht e njohur si Arusha e Madhe, e cila eshte nje tregues i dobishem ne drejtim te veriut, dhe e cila ka domethenie mitologjike ne kulturat e shumta boterore.

Shkurtimi i Emrit: Uma
Emri i Plote: Arusha e Madhe
Ngjitja e Drejte: 10,6 ore
Pjerresia: +55,38 ° grade
Sektori: NQ2
Zona: 1280 ° grade katror
Yjet Kryesore: 7, 20
Designimi Bayer/Flamsteed: 93 yje
Yje me Planeteve: 13
Yjet me te ndritshem se magnituda 3.00m: 7
Yjet me 10.00 PC (32,62 vite drite): 8
Ylli me i ndritshem: ε Uma (Alioth) magnituda (1.76m)
Ylli me i afert: Lalande 21185 (8.3 vite drite larg)
Objektet e katalogut Messier: 7
Shiu Meteoreve: Arusha e Madhe Alpha, Leonids Ursids
Ne kufi me konstelacionet: Dragoi, Gjirafa, Rreqebulli, Luani i vogel, Luani, Floket e Berenices, Qeni Gjahut, Boötes
Ne kufi me konstelacionet (Anglisht): Draco, Camelopardalis, Lynx, Leo Minor, Leo, Coma Berenices, Canes Venatici, Boötes
Dukshme ne Gjeresite midis: +90 ° dhe -30 ° grade
Shikimi me i favorshem: Ne muajin Prill gjate ores 9 PM dhe me pas


Objektet e Katalogut Messier qe mund te shikohen ne kete konstalacion

M40: (double star) - (Yje - dysh)
M81: Bode's Galaxy - Galaktika Bode
M82: The Cigar Galaxy - Galaktika Cigare
M97: The Owl Nebula (planetary nebula) - Mjegullnaja planetare Bufi
M101: The Pinwheel Galaxy - Galaktika Helike
M108: Galaktike Spirale
M109: Galaktike Spirale



Yjet qe perbejne Arushen e Madhe

DUBHE (Alpha UMa)
MERAK (Beta UMa)
PHAD (Gamma UMa)
MEGREZ (Delta UMa)
ALIOTH (Epsilon UMa)
MIZAR (Zeta UMa)
ALKAID (Eta UMa)
Talitha (Iota UMa)
Tania Borealis (Lambda UMa)
Tania Australis (Mu UMa)
Alula Borealis (Nu UMa)
Alula Australis (Xi UMa)
Muscida (Omicron UMa)
Muscida (Pi 1 UMa)
Muscida (Pi 2 UMa)
ALCOR (80 UMa)



Me perjashtim te Dubhe dhe Alkaid, yjet e Arushes e Madhe te gjithe kane mocionet e duhura duke shkuar drejt nje pike te perbashket tek Shigjetari. Tek ky konstalacion jane identifikuar edhe disa yje te tjere te cilat te gjithe sebashku jane quajtur Grupi levizes i Arushes se Madhe. MIZAR, eshte nje yll tek Arusha e Madhe, i cili formon nje sistem dysh me yllin Alcor.

Yjet (Merak - β Ursae Majoris) dhe (Dubhe - α Ursae Majoris) jane te njohur si "yje udhezues" sepse ata jane te dobishem per te gjetur Yllin Polar - Polaris, i njohur edhe si Ylli i Veriut. Duke shikuar linjen vizuale te Yllit Merak permes permes Yllit Dubhe dhe ne vazhdim, njeri sy ulet tek Ylli Polaris, duke treguar saktesisht veriun. W Ursae Majoris eshte prototipi i nje klase yjesh dysh ose sic njihen ne astronomi binare, me nje rreze qe shkon rreth 7.75m dhe 8.48m = Magnitude ndricuese. Ursae Majoris 47 ka nje sistem planetare me 2 planete, te konfirmuar 2.54 here dhe 0.76 here me te madh se Jupiteri.

Tek Arusha e Madhe ndodhen edhe disa Galaktika te ndritshme, duke perfshire Messier 81, nje prej galaktikave me te shndritshme ne qiell, dhe Messier 82, dhe Galaktika e bukur spirale ''Helike'' (M101)[/B]. Galaktikat e tjera spirale te dukshme Messier 108 dhe 109 gjendjen gjithashtu tek kosntelacioni Arusha e Madhe. Gjithsej, Arusha e Madhe permban rreth 50 galaktika te vezhgueshme me ane te nje teleskopi amator.

Mjegullnaja planetare Owl - Bufi (M97), gjendet se bashku ne pjesen e poshtme te vazos tek Arusha e Madhe. Nje kuriozitet me shume se sa nje objekt interesant, eshte Messier 40, nje yll i dyfishte qe Messier e perfshiu ne katalogun e tij. Fusha e thelle e quajtur si Hubble Deep ndodhet ne verilindje te Majoris Ursae δ.











Elton Balla
Oxford Angli 2012