Nje meteorit eshte nje pjese e nje meteoroidi apo asteroidi qe i mbijeton kalimit te saj neper atmosfere duke rene ne toke pa u shkaterruar.

Nje meteoroid eshte grimce e mesme rere-guri ne Sistemin Diellor. Rruga e dukshme e nje meteoroidi qe hyn ne atmosferen e Tokes quhet nje meteor. Nese nje meteoroid i mbijeton ndikimit te atmosferes ne Toke, atehere quhet nje meteorit. Kur meteoret shfaqen ne numer te madh brenda sekondave ose minutave, athere quhet ajo qe ne njohim si nje dush meteorsh. Fjala rrenje meteor vjen nga fjala greke Meteo Ros, qe do te thote i larte ne ajer. Cdo vit ne Toke hyne rreth 15.000 tone metrike meteoresh, pluhur dhe copeza hapesire ​​te llojeve te ndryshme.

Qe nga 2011, Unioni Nderkombetar i Astronomise, zyrtarisht e perkufizoi nje meteoroid si nje objekt te ngurte qe leviz ne hapesiren interplanetare, me madhesi konsiderueshem shume shume me te vogel se nje asteroid dhe shume me te madhe se sa nje atom. Shkrimet e disa anetareve te Shoqerise Mbreterore Astronomike, propozonin nje perkufizim te ri, ku nje meteoroid eshte ne mes 100 μm dhe 10 metra. Pas zbulimit dhe emertimin te asteroideve poshte 10 metrave ne madhesi (p.sh. 2008 TC3), shkencetaret, Rubin dhe Grossman rafinuan definimin e nje meteoroidi ne objektet ne mes 10 μm dhe 1 meter ne diameter. (Perkufizimi Neo perfshin objekte te medha, deri ne 50 metra ne diameter, ne kete kategori. Meteoret qe jane shume te vogjel jane te njohur si mikrometeoride.

Perberja e meteore mund percaktohet kur ata kalojne permes atmosferes se Tokes dhe nga spectri i drites qe rezulton tek ata. Efektet e tyre tek radio sinjalet gjithashtu japin nje informacion vecanerisht te dobishem per meteoret e kalojne gjate dites, te cilat jane shume te veshtira per tu vezhguar. Nga matjet e trajektoreve, eshte mesuar se meteoret kane orbita shume te ndryshme, p.sh.. disa grupime shpesh shoqerohen nga nje komete meme, kurse te tjeret ne dukje sporadike. Spectra e drites, e kombinuar me trajektoren dhe me matjen e perkuljes se drites, kane dhene kompozime dhe densitete te ndryshme, si p.sh objektet e brishta ne forme floku bore me dendesi rreth 1/4 e akullit, deri te objektet e perbera nga nikel-hekuri shkembore.

Meteoret udhetojne rreth Diellit ne nje shumellojshmeri orbitale dhe ne shpejtesi te ndryshme. Me te shpejtat udhetojne ne hapesire me rreth 42 kilometra per sekonde ne afersi te orbites se Tokes. Meteoret levizin neper hapesire rreth ​​orbites se Tokes me rreth 20 km/sek.

Nje meteor eshte rruga e dukshme e nje meteoroidi qe ka hyre ne atmosferen e Tokes. Meteoret zakonisht ndodhen ne Mezosfere, dhe shkojne me ne lartesi prej 75 deri ne 100 km. Meteroidet e shkaktuara nga meteoret kane madhesi te nje guraleci. Sshpejtesite e meteoreve rezultojne nga levizja e Tokes rreth Diellit me rreth 30 km/s, shpejtesia orbitale e meteoreve dhe terheqje gravitacionale e Tokes.

Meteoret behen te dukshem ne mesin e rreth 65-120 kilometra mbi Toke. Ato shperbehen ne lartesi prej 50 deri ne 95 kilometra. Meteoret kane afersisht 50% shans per tu pare gjate dites, (ne varesi te madhesise). Shumica e Meteroeve zakonsiht vezhgohen gjate nates. Dukshmeria e tyre eshte per shkak te presionit atmosferik (dhe jo ferkimit) qe ngroh meteoroidin ne menyre qe ai te ndricoje dhe dhe krijoje nje gjurme te ndritshme te gazit dhe grimcave. Shumica e meteoreve shkelqejne per rreth 1 sekonde. Nje perqindje relativisht e vogel e meteore godasin atmosferen e Tokes dhe pastaj ikin perseri, duke u quajtur fireballs - topa zjarri, (per shembull topi i madh i zjarrit i vitit 1972). Meteore ndodhin edhe ne forme shiu, duke u krijuar kur Toka kalon neper nje shteg te mbeturinave lene nga nje komete.

Nje fireball - top i zjarrte eshte zakonisht nje meteor i ndritshem. Bashkimi Nderkombetar i Astronomise e percakton nje top te zjarrte si nje meteor te ndritshem me magnitude -4 ose me shume. Ky percaktim korrigjon distancen e madhe ndermjet nje vezhguesi dhe nje meteori ne afersi te horizontit. Per shembull, nje meteor i magnitudes -1 ne 5 grade mbi horizontin, klasifikohet si nje top i zjarrte sepse nese vezhguesi do te kishte qene drejtperdrejt nen meteor, athere magnituda e tij do te ishte e shkalles -6.


Per nje Guide me te kuptueshme rreth Meteoreve, ju lutem shikoni videon e me poshtme.











Elton Balla
Oxford Angli 2012