Gjate nje shiu meteoresh ndricimi i Henes eshte gjeja me e padeshiruar nga ato qe presin me padurim te shohin kete dukuri te rralle. Shirat e Meteoreve jane te emeruar si pas konstelacioneve. Natyrisht ju mund te jeni me fat nese shikoni ndonje meteor qe bie gjate nates pa pasur lidhje me listen e njohur te shiut te meteorve. Datat e treguara me poshte ne lidhje me shiun e meteoreve zakonisht referohen per oret e para te mengjesit te cdo date aktuale. Pas mesnates dhe me tej, eshte koha me e favorshme per te shikuar meteoret qe biejne, kjo per shkak se Toka ne ate moment sapo eshte futur ne bishtin e mbeturinave te lene pas nga Kometa.

Ju duhet te keni shume durim per te pare meteoret gjate nates. Duhet te keni parasysh se per te pare shiun e meteorve duhet te rrini me syt e fokusuara ne hapesire, sidomos te fiksuara drejt yjeve ne menyre qe syri juaj te mesohet me erresiren dhe te thithi driten e yjeve. Pra merrni nje balone, nje karrige, nje kuverte, disa miq, dhe dedikojani naten shiut te meteoreve.



The Quadrandids, Merkure 4 Janar

Dushi i Meteoreve, Quadrantids ne mengjesin e 4 janarit, eshte ne oret e para te mengjesit. Meteoret bien ne nje pike ne drejtim te konstelacioneve Bootes dhe Dragoit me shikim ne veri-lindje. Kur vje puna tek dushet e meteoreve Hena del pikerisht aty ku ne nuk e duam. Hena do te jete ne naten se 3/4, Janarit ne jug-perendim rreth ores 3.45 te mengjesit, keshtu do te jete e ulur ne horizont dhe penges per te pare shiun e meteoreve.

Norma: 40 ose me teper meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacioneve Bootes dhe Dragoi, ne veri-lindje.
Orari Shikimit: Ne oret para agimin te 4 Janarit deri ne agim.




The Lyrids, Djele 22 Prill

Kjo dush meteoresh eshte nje nga ato me te miret te vitit duke arritur kulmin ne oret e para te mengjesit te 22 prillit. Ky shi meteoresh mund te shikohet ne konstelacionin e Lyra duke shtrire shikimin ne mes konstelacionit Mjellma dhe Herkuli. Burimi i meteoreve te Lyrids eshte nje komete e akullt qe quhet Comet Thatcher e cila kompleton orbiten e saj rrethe Diellit cdo 415 vjet. Meteoret e Lyrid shpesh jane te ndritshem. Hena nuk do te jete pengese per te pare kete dush, pasi ajo do te jete ne fazen e re dhe nuk do te jete e dukshme. Kjo do te thote se i vetmi problem juaji kete nate do te jete koha, pra koha me re.

Norma: 20 meteore neore por mund te arrije edhe deri ne 100 ne ore.
Shikimi: Ne veri-lindje.
Orari Shikimit: Ne oret e darkes se 21 Prillit duke vazhduar ne mesnate dhe deri ne mengjesin e 22 Prillit.




Eta Aquarids, Shtune 5 dhe Djele 6 Maj

Ok, Hena do te kthehet per kete shi meteoresh, dhe jo vetem kthim ne pamje normale por dhe shume te ndritshme duke u shfaqur e plote, Full Moon. Kometa shkaktare e ketij shiu meteorsh eshte kometa me e famshme e Sistemit tone Diellor, kometa Halley. Per fat te keq ky shi meteoresh nuk eshte me i preferuari i vezhguesve ne hemisferen veriore. Gjithsesi vezhguesit e hemisferes veriore munden te shohin disa meteore ne daten 4 dhe 5 Maj diku rreth ores 10:00 (orari me i favorshem). Gjithsesi, vezhguesit mund te shikojne edhe shume meteore te Eta Aquarids ne hemisferen jugore. Meteoret do te jene te dukshem ne drejtim te konstelacionit Ujori i cili ngrihet ne Lindje.

Norma: 10 meteore ne ore ne hemisferen veriore dhe 30 ne ore ne hemisferen jugore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Ujori i cili ngrihet ne lindje rreth ores 4 te mengjesit.
Orari Shikimit: Ne oret e darkes se 5 dhe 6 Majit.




Delta Aquarids, Shtune 28 dhe Djele 29 Korrik

Ky eshte nje shi meteoresh qe dhuron nje tjeter spektakel ne hemisferen jugore, por vezhguesit e hemisferes veriore do kene mundesi te shohin vetem rreth 15 meteore ne ore. Ne ndryshim me dushet tjera te meteoreve ku burimet jane kometat, meteoret tek Delta Aquarids ndodhin nga trupat e hapesires. Shiu i meteoreve te Delta Aquarids gjithashtu rrezaton nga konstelacioni Aquarius ose sic njihet ndryshe ne shqip Shenja Ujori., duke u bere aktiv nga mesi i korrikut deri ne mes te gushtit. Ne 28 dhe 29 korrik, Hena nuk do te pengese per spektaklin e meteoreve sepse do te jete duke u ulur ne jug-perendim ne te njejtin moment kur konstelacioni Ujori do te ngrihet ne jug-lindje.

Norma: 15 meteore ne ore ne hemisferen veriore dhe 25 ne ore ne jug.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Ujori i cili ngrihet ne jug-lindje.
Orari Shikimit: Ne oret e darkes se 28 dhe 29 Korrikut.




The Perseids, Djele 12 dhe Hene 13 Gusht

Ju nuk duhet ta humbisni rastin per te shikuar kete shi meteoresh sepse eshte nje nga evenimetet me te bukra per sa i perket meteoreve ne hemisferen veriore. Shiu i meteoreve (Delta Aquarids) konkuron me shiun e Gemini (dhjetor) per titullin Shiu me i bukur i Meteoreve. Ky eveniment eshte gjithashtu shume i rehatshem, sepse ndodh ne kohen e veres ku temp[eraturat jane te nxehta dhe te pershtatshme per te ndenjur jasht. Mbeturinat e lena mbrapa nga bishti i kometes Swift-Tuttle e bejne kete shi meteoresh nje nga me te bukurit. Kometa Swift-Tuttle, e kompleton orbiten e saj rreth Diellin ne 130 vjet. Pra sic e paraqet edhe emri , ky shi meteoresh vjen nga konstelacioni Perseus. Perseus do te jete i ulur ne hapesire dhe do te ngrihet nga veriu rreth ores 10:00 pm, para mesnates se 11 dhe 12 Gushtit, dhe do te ngrihet siper duke kaluar ne lindje gjate agimit. Hena do te jete ne cerekun e fundit te saj, posht Perseus ne drejtim te konstelacionit Demi, dhe nuk do te jete Hene e plote, keshtu qe nuk do te shkaktoje problem per shikimin e shiut te meteoreve. Kete vit ju keni dicka tjeter per te admiruar. Nderkohe qe jeni duke pritur per meteoret e Perseid, ne mengjesit e 12`s (11 pas mesnate), ju do te shihni Jupiterin vetem 1.5 grade nga Hena, me Aferditen e cila do te shkelqeje me tej ne jug-lindje.

Norma: 60 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Perseus i cili ngrihet ne veri ne oret e mbremjes.
Orari Shikimit: Ne oret e darkes se 12 dhe 13 Gushtit.




The Draconids, Djele 7 dhe Hene 8 Tetor

Edhe pse kjo dush eshte i njohur ne te vertete per shperthimet e tij apo stuhite, ai prodhon qindra meteore ne ore ne raste te rralla, si ne vitin 2011. Meteoret e Draconids mundohesohen nga nje komete e akullt e quajtur Giacobini-ZINNER e cila ka nje orbite rreth 6.6 vjet rreth Diellit, dhe e dukshme ne hemisferen veriore.
Ky meteor eshte i dukshem ne drejtim te konstelacionit Dragoi. Hena do te jete ne cerekun e fundit te saj, dhe do te jete ne krahun tjeter dhe do te ngrihet jo me heret se ne oren 11 ne Jug, keshtu qe nuk do te jete pengese per shikimin e meteoreve. Konstelacioni Dragoi do te jete shume siper ne qiellin e nates, (rreth 77 grade siper horizontit), duke levizur me ngadale perpara mesnates dhe duke u zhytur per ne veri ne agim. Ju keni mundesi me te mire per ti shikuar meteoret ne oret perpara mesnates se sa pas mesnates.

Norma: 10 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Gragoi siper ne veri-perendim.
Orari Shikimit: Ne oret e mbremjes perpara mesnates ne 7 dhe 8 Tetor.




The Orionids, Djele 21 Tetor

Shiu i meteoreve, Orionid prodhohet nga nje lume mbeturinash te lena nga bishti i te famshmes, Kometa Halley. Mbani syte tuaj te fokusuar dhe do shikoni se si keto meteoreve do te levizin me shpejtesi permes atmosferes se Tokes ne formen e topave te zjarrte. Me nje maksimum prej rreth 15 meteoresh ne ore, Orionids rrezaton ne drejtim te konstelacionit qe njihet si Orioni. Konstelacioni i Orionit do te jete i ulet ne lindje, ne mesnate, dhe do te ngjitet ne nje lartesi te mesme ne jug para agimit. Ndersa ju prisni te shikoni meteoret e Orionid, ju gjithashtu mund te admironi ndricimin spektakolar te Jupiterit me shkelqim te magnitudes -2.52 ne veri te shenjes se Demit.

Norma: 15 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Orioni duke u ngritur nga lindja.
Orari Shikimit: Ne oret e mbremjes se 21 Tetorit.




The South Taurids, Djele 4 Nentor

Ky shi meteoresh nuk ndonje eveniment i madh sepse vezhguesit nuk do te shohin me teper se 7 meteore ne ore. Ky eshte nje dush i gjere, duke qene aktiv nga fundi i shtatorit deri ne fund te nentorit. Kometa pergjegjese per shiun e meteoreve, The South Taurids eshte kometa Encke e cila eshte e lidhur edhe me The North Taurids. Kometa Encke besohet te jete pjese e nje komete shume te madhe qe shpertheu rreth 20,000 deri ne 30,000 vjet me pare. Nje cope e kometes Encke mendohet te jete shpjegimi i mundshem i shperthimit te 1908 ne Tunguska, Siberi, e cila shkaterroi rreth 800 kilometra katror te pyllit. Kometa Encke eshte nje komete me periudhe te shkurter duke kompletuar orbiten e saj rreth Diellit ne 3 vjet duke bere te mundur prodhimin e disa kokrrave me te medhaja se ato qe njihen zyrtarisht si meteore. Kjo do te thote qe ju mund te shihni meteoret e Taurids qe hyjne ne atmosfere si nje top i ndritshem zjarri, ose sic quhet ndryshe, Halloween Fireball. Per fat te keq ate nate Hena do te ngrihet rreth ores 9.00 pm ne veri-lindje i cili eshte drejtimi i Shiut Taurids, keshtu qe shikimi i meteoreve do te jete teper i dobet. Hena do te qendroje me ne pothuajse tere naten duke na e bere teper te veshtire vezhgimin e meteoreve.

Norma: 7 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Demi duke u ngritur nga lindja.
Orari Shikimit: Ne oret e mesnates se 4 Nentorit duke u gdhire 5`sa.




North Taurids, Djele 11 Nentor deri ne oret e para te 12`es

Shiu i North Tarurids ose ne shqip Demi i veriut, ndodh fiks nje jave pas shiut te Demit te jugut - South Taruids. Kometa pergjegjese per shiun e meteoreve, North Taurids eshte kometa Encke e njejta komet e cila prodhon e shiut te jugut. Aktiviteti i North Taurids shkon nga mesi i tetorit deri ne fillim te dhjetorit, por kulmi i saj arrihet gjate nates se 11 nentorit ne oret e vona me nje norme prej rreth 7 meteoresh ne ore. Ashtu sic Demi i jugut, dhe Demi i veriut ndircon ne te njejtin drejtim pra, konstelacionin e Demit. Hena nuk do te jete pengese per te vezhguar kete eveniment sepse ajo ate nate do te jete Hene e re dhe nuk do te jete ne drejtim te shenjes se Demit. Konstelacioni i Demit do te ngrihet ne naten e 11 Nentorit nga lindja rreth ores 6.00 pm, e shoqeruar nga ndricimi i Jupiterit me magnitude -2.63, pak me shume se 5 grade nga ylli portokalli Aldebaran. Demi do te levizi permes oreve te nates ne jug duke vazhduar per ne perendim ne agim.

Norma: 7 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Demi duke u ngritur nga lindja.
Orari Shikimit: Ne oret e mesnates se 11 Nentorit duke u gdhire e 12`ta.




The Leonids, Shtune 17 dhe e Djele 18 Nentor

Ky nje nga shirat e meteoreve me te mira te vitit, me aktivitet te pergjithshem duke shkuar nga 10 deri ne 21 nentori. Shiu i Leonids vjen nga kometa Tempel-Tuttle, dhe mund te prodhoje meteore te medha deri ne 9mm ne diameter duke bere te mundur pamjen e tyre si nje top zjarri. Konstelacioni i Luanit eshte i njohur per prodhimin e stuhive te rralla meteoresh, me qindra apo edhe mijera e meteoreve ne ore ne nje cikel aktiviteti cdo 33 vjet. Ne vitin 1998 u rregjitruan rreth 600 meteore ne ore. Pika rrezatuese e dushit Leonids eshte koka e luanit ne konstelacionin e Leo - Luani duke u ngritur nga lindja. Hena do te jete gjithashtu ne te njejten rruge ku do te ndodhi shiu i meteoreve te Luanit, duke i dhene qiellit ndricim per para oreve te agimit.

Norma: 10/15 meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Luani duke u ngritur nga lindja.
Orari Shikimit: Ne oret e mesnates se 17 dhe 18 Nentorit.




The Geminds, Enjte 13 deri ne oret e mengjesit se 14 Dhjetorit

The Geminids - Binjaket eshte konstelacioni me i pelqyer dhe eshte konkurenti me i forte i konstelacionit Perseids - ne gusht si shiu me i mire i vitit i meteoreve. Shirat e ketij konstelacioni jan disi te vecanta. Shirat e ndryshme te meteoreve ne kete konstelacion jane vepra te kometave te akullta te cilat lene nje dyzine mebturinash nga bishti i tyre lkur ato rrotullohen rreth Diellit. Por burimi i shiut te Geminids eshte dicka tjeter, dhe jo nje komete e akullt, por nje asteroid i gjere 5.1 km i quajtur 3200 Phaethon. Ky asteroid prane Tokes ka nje orbite me te vertete afer Diellit, me afer se cdo asteroid tjeter te njohur, duke hyre edhe brenda orbites se Merkurit me nje periudhe 1.5 vjet. Ky organ shkembor merr forcen e plote te energjise diellore, e cila shkakton shperthimin e mbeturinave shkembore nga siperfaqja e saj, por shiu i Geminds vazhdon te jete nje mister.

Asteroidi 3200 Phaethont nuk ka bisht te gazte si nje komete, por mbeturinat shkembore qe ai hedh vijne neper atmosfere ne forme meteoresh kur Toka kalon neper gjurmet e tij cdo dhjetor. Konstelacioni i Binjakeve rrezaton 50 apo me shume meteore ne ore. Vezhguesit ne vitin 1996 regjistruan 110 meteore ne ore te cilat leviznin shume shpejt neper atmosfere. Pra, ne naten e 13 dhjetorit shenja e Binjakeve do te ngrihet ne horizontin lindor ne fillimin e mbremjes dhe do te shkoje me ne jug-lindje nga mesnata, duke u ulur ne perendim nga oret e mengjesit.

Shenja e Binjakeve eshte shume e lehte per tu pikasur, pershkak te dy yjeve te ndritshem, Castor dhe Pollux. Hena per kete dush meteoresh nuk do te jete nje problem sepse ajo do te jete ne fazen e Henes se Re, keshtu qe per kete dush meteor padyshim ja vlen per te dale jashte.

Norma: 50 ose me teper meteore ne ore.
Shikimi: Ne drejtim te konstelacionit Binjaket duke u ngritur nga lindja.
Orari Shikimit: Ne oret e para mesnates ne 13 deri ne oret e para te 14 Dhjetorit.











Elton Balla
Oxford Angli 2012