Hena Sateliti - Nereid

Zbuluar: nga Gerard P Kuiper.
Data e zbulimit: 1, Maj 1949.
Diametri - Madhesia: 340 km.
Masa: 3.1×10/19 kg.
Rrezja Ekuatoriale ne km: 170 km.
Rrezja Ekuatoriale ne mase: (Toka = 1) 2.6654e-02.
Distanca: 5,513,400 km nga Neptuni.
Periudha Orbitale: 360,1362 dite.
Shpejtesia orbitale: 7,63 km/s.
Sjellja e cuditshme e syrit: 0.7512.
Prirja orbitale: 27.6 grade.
Terreni Vizual Gjeometrik: 0.14.
Magnituda: 18.7.

Nereid e njohur gjithashtu si Neptuni III, eshte hena e 3`te e per madhesi e Neptunit. Ajo u emerua pas Nereids, nimfat ose sirenat e detit ne mitologjine greke, si dhe shoqeruesit e zotit (Neptuni).

Ajo ka nje diameter prej rreth 340 km, dhe qendron rreth 1,353,600 km larg nga Neptuni, por distanca me e madhe mesatarisht eshte rreth 5,513,400 km. Orbita e Nereid eshte me e cuditshmja e te gjithe objekteve te Sistemit Diellor. Fotot tregojne se siperfaqja e Nereid reflekton rreth 14 % te rrezeve te diellit, duke e bere ate disi me reflektive se sa Hena e Tokes, dhe me shume se dy here me reflektive se hena Proteus.

Nereid u zbulua me 1 maj te vitit 1949, nga Gerard P Kuyper, ne pllaka fotografike te mara me teleskopin 82 polsh ne Observatorin McDonald. Ai propozoi edhe emrin ne raportin e zbulimit te tij. Kjo ishte hena e dyte dhe e fundit e zbuluar tek Neptuni para ardhjes se anijes Voyager 2. Nereid rrotullohet ne drejtim te Neptunit ne nje distance mesatare prej 5.513.400 km, por sjellja e saj e larte dhe e cuditshme me 0,7507 e merr ate me afer se 1.372.000 km deri ne 9.655.000 km nga Neptuni. Orbita e pazakonte sugjeron se Nereid mund tė jete ose nje asteroid i kapur, ose nje objekt nga rripi i kometave - Kupier Belt. Ne vitin 1991 periudha e rrotullimit te Nereid me rreth 13,6 ore u percaktua nga analiza qe ju be perkuljes se drites se henes. Me vone ne vitin 2003, periudha e rrotullimit u mat perseri, dhe rezultoi me rreth 11,52 ore.

Nereid eshte sateliti i trete me i madh i Neptunit dhe ka nje rreze mesatare prej rreth 170 kilometrash. Te gjithe astronomet te cilet kane vezhguar Nereid, nuk eshte se kane vene re ndonje ndryshim te madh tek kjo e fundit. Qe nga 2010 nuk ka ndonje shpjegim te besueshem te variacioneve, por, nese ato ekzistojne, ato jane te lidhura patjeter me rrotullimit e Nereid. Spektri i Nereid duket neutral ne ngjyre dhe mesohet qe eshte zbuluar edhe akulli i ujit ne siperfaqe, si pas te dhenave te fundit. Spektri i saj eshte ndermjetes midis henave te Uranit, Titania dhe Umbriel, qe sugjeron se siperfaqja e Nereid eshte e perbere nga nje perzierje e akullit te ujit dhe disa materialeve neutrale. Spektri eshte disi i ndryshem nga planetet e vogla te istemit te jashtem diellor, si pershembull, centaurs Pholus, Chiron dhe Chariklo, duke sugjeruar se Nereid eshte formuar rreth Neptunit dhe jo te jete objekt i kapur nga ky i fundit.

Anija e vetme qe ka vizituar Nereid eshte Voyager 2, e cila kaloi afer kesaj te fundit ne nje distance prej 4.700.000 km, ne kohen kohore midis 20 prillit dhe 19 gushtit te 1989`s. Para ardhjes se Voyager 2 , vezhgimet e Nereid kane qene te kufizuara nga Toka, bazuar ne verejtjet qe mund te krijoje shkelqimi i Nereid dhe elementeve te syrit. Edhe pse nga imazhet e mara, hetimi nuk dha ndonje zgjidhje te mjaftueshme per te lejuar dallimin e karakteristikave ne siperfaqe.





Elton Balla
Angli Oxford 2010