Ekspertet e NASA-s kane llogaritur numrin e asteroideve qe bien mbi siperfaqen e Marsit brenda nje viti.

Aparati Mars Reconnaissance Orbiter, i pajisur me kameren me te fuqishme ne orbiten afer Marsit - HiRISE, vazhdon te filmoje Marsin qe prej vitit 2006. Shkencetaret krahasuan fotot e rajoneve te njejta, te bera disa vjet me pare, dhe zbuluan 248 kratere te fresketa.

Me ndihmen e te dhenave te perftuara ekspertet arriten te llogarisin se mbi siperfaqen e Planetit te Kuq bien rreth 200 asteroide te madhesive te ndryshme ne vit. Shkencetaret supozojne se me pare kjo shifer ka qene shume here me e larte.
Click image for larger version. 

Name:	mars-planet.jpg 
Views:	161 
Size:	29.0 KB 
ID:	316