Ylli me i vjeter i njohur ne hapesire, edhe me i vjeter se vete Universi?
Kjo foto a mrekullueshme nga hapesira zbulon afer saj nje yll qe ne shikim te pare duket si ylli me i vjeter i Universit. Ky eshte ‘Ylli Methuselah’ i kataloguar si HD 140283, qe mund te jete me i vjeter se 14.5 bilione vjecar (plus/minus 0.8 bilione vite).
Ky llogaritet te jete edhe me i vjeter se vete Universi, qe deri tani eshte llogaritur te jete 13.8 bilione vjecar – dhe gjithe kjo hap nje dileme te re dhe te dukshme, lidhur me origjinen e Universit.
Vleresimet e fundit nga teleskopi Hubble po perpiqet te zvogeloje kete pasiguri ne matje, qe mosha e ketij ylli te perputhet me moshen e Universit. Keto gabime vijne per shkak te shkalles se zgjerimit te hapesires (e cila eshte ne zgjerim te vazhdueshem), ndaj nevojitet nje analize e valeve te krijuara nga Big Bang, pasi matjet atje kane marxhine gabimi per shkak te shkaterrimit radioaktiv dhe zhurmes se madhe.