Uji ne Toke eshte formuar nga perplasja e meteoriteve
Toka eshte pasuruar me shumicen e totalit te ujit mbi te, nga impaktet e asteroideve rreth 4.6 bilione vite me pare, vetem pak pasi sistemi diellor u formua. Kjete e sugjeron studimi me i ri mbi jeten ne toke.
Kerkuesit shkencore qe kane studiuar meteorite qe rane ne Toke ne vitin 2000, gjeten prani te ujit ne asteroidet e vjeter menjehere pasi shkembi hapesinor u formua, dhe brenda tij perberja ishte ende e ngrohte. Asteroidet gjithashtu u perplasen me Token disa qindra miliona vite pas lindjes se sistemit diellor, kur Toka ishte ende nje vend relativisht it hate, thone shkencetaret.
“Rezultatet tona sugjerojne se rezervat ujore te Tokes u krijuan ne periudhen kur planetet u formuan, me teper sesa ne periudhen e bombardimit te tokes nga asteroidet rreth 1.4 bilione deri ne 3.8 bilione vite me pare”, - shpjegon udheheqesi i studimit, Yuki Kimura, nga Universiteti Tohoku i Japonise.
Kimura dhe koleget e tij analizuan liqenin Tagish te formuar nga meteorite, te cilet zbriten ne territornin Yukon te Kanadase ne janar te vitit 2000. Shkencetaret analizuan se ky shkemb vjen nga nje tip meteoriti i njohur me emrin ‘carbonaceous chondrite’ i cili origjinon nga orbita kryesore mes Marsit dhe Jupiterit.
Shkencetaret perdoren nje mikroskop me transmisione elektronesh per te vezhguar detajet e imta te magnetitit, te cilet formoheshin brenda meteoritit ne nje system tridimensional kristalesh qe njihet me emrin “colloidal crystals."
Keto kristale mund te formohen gjithashtu gjate sublimimit te ujit – cka ndodh ne transmisionin e ujit nga material i akullt , menjehere ne avull – por kjo jo gjate procesit te kundert, te ngrirjes. Kjo sugjeron se pjesa me e madhe e ujit te asteroidit-meme eshte zhdukur ne fazat e hershme te formimit te sistemit diellor, perpara se mbetjet te kishin mundesine te ftoheshin.
Studime te tjera gjithashtu kane gjetur mbeshtetje ne kete menyre te shperndarjes se ujit ne Toke. Per shembull, ne muajin Maj, ne gazeten Science, nje publikim zbuloi se uji ne Toke dhe Hene vinte nga i njejti burim.
Shpjegimi me i thjeshte per kete vezhgim te fundit, eshte se Toka kishte lageshtire edhe perpara 4.5 bilione vitesh perpara, kur nje planet me permasat e Tokes besohet te jete perplasur ne planetin tone, duke leshuar nje sasi te madhe tepricash qe eventualisht krijuan edhe Henen.
Per me teper, ndikim te mundshem ne shperndarjen e ujit ne Token e re kane patur edhe molekulat organike – permbajtja e karbonit ka arritur te ndertoje jeten sic e njohim sot. Sigurisht, kristalet koloidale (colloidal crystals) ne Liqenin meteoritik Tagish kane perberje organike ne siperfaqe.
“Analiza te metejshme mund te na japin informacion per zhvillimin organik te molekulave ne sistemin e hershem diellor”- perfundon Kimura.