Teleskopi Hubble dokumenton 'krijesen yjore' rreth 6 trilione milje te gjate
Teleskopi hapesinor Hubble ka arritur te dokumentoje ate qe shkencetaret e pershkruajne si “larva kozmike’ (cosmic caterpillar), rreth 6 trilione milje e gjate dhe eshte duke ikur vjedhurazi ne thellesi te hapesires.
‘Krijesa’ yjore ne fotografine e kapur nga teleskopi Hubble, eshte aktualisht nje re e gazte qe tendoset (zgjerohet, zgjatet) me rreth 10 trilione kilmetra, cka do te thore afersisht 1 vit drite. Kjo re eshte ne proces kolapsimi nen gravitetin e vet per t’i dhene jete nje ylli te ri. Ky proces eshte ne gare me yjet e shnderritshem rreth tij, te cilat jane ‘duke e luftuar’.
Jane 65 yje te shndrritshem dh ekstremisht te nxehte qe pluskojne rreth kesaj reje te gazte, qe mund t’i shihni ne te djathte te fotos se mesiperme. Keto yje shoqerohen nga 500 yje te tjere me pak te shnderritshem, qe jane duke e gerryer rene e gazte. Edhe larva kozmike eshte duke luftuar kunder tyre, duke mbledhur vazhdimisht materialin qe ndodhet jashte mbeshtjelleses se saj. Nuk eshte ende e qarte nese larva kozmike do te arrije te mbledhe mjaftueshem material.
Per kete arsye, NASA shkruan: “Vetem koha do te tregoje nese ylli qe do te formohet do te jete me peshe te rende apo te lehte, perkatesisht i varur nga masa e vet”.
Kjo larve kozmike njihet ndryshe si IRAS 20324+4057, ndersa grumbulli i yjeve ne te djathte te fotos eshte njohur me emrin Cygnus OB2. Kjo zone ndodhet rreth 4.500 vite drite larg, ne kostelacionin Cygnus, Swan (Mjelma). Yjet e shndrritshem jane vetem 15 vite-drite larg larves kozmike.
Imazhi qe shihni ne foto, eshte kompozicion id y fotografive origjinale. Njera eshte kapur ne drite jeshile dhe infrared, nga Kamera e Avancuar e Teleskopit Hubble per Vezhgim ne vitin 2006. Tjetra vjen nga Teleskopi Isaac Newton me baze ne Toke, qe e mori kete te dhene ne vitin 2003 nga nje projekt i quajtur INT Photometric H-alpha Survey.
Kompozicioni i imazhit erdhi nga skuadra e Teleskopit Hapesinor Hubble. Ky i fundit, u dergua ne hapesire nepermjet anijes kozmike Discovery ne vitin 1990, dhe pas pese vizitash nga stafi i riparimeve, eshte ende shume i forte.Click image for larger version. 

Name:	larva-kozmike-kostelacioni_Cygnus-Swan.jpg 
Views:	792 
Size:	96.6 KB 
ID:	328