Deshira per te marre nje rrezatim artificial apo per qellime kozmetike ka cuar ne nje rritje te madhe te perdorimit te sunbeds(solareve artificial). Perdorimi i rezeve artificiale vazhdon te rritet sidomos ne mesin e vajzave te reja. Solaret e perdorura dhe llambat rrezatuese mendohet nga shume te rinj si alternative efektive te shpejte dhe te pa demshme. Gjithsesi mendja e njeriut dhe injorimi i rreziqeve qe sjellin rrezet ultra-violet te solareve ka bere qe shume perdorues sidomos femrat, te kene provuar nje demtim serioz te lekures se fytyres.

Femrat qe jane te ekspozuara me shume ne rrezet artificiale ultra-violet, jane ato (bjonde) por kjo nuk do te thote qe brunet jane te pa rrezikuara, sepse shkalla e rrezikshme eshte e njete nga te dyja palet por me nje ndryshim teper te vogel. Kohet e fundit eshte perhapur ne menyre extreme kanceri i lekures sidomos tek femrat, dhe % me e madhe e ketyre rasteve kane pasur te bejne me rrezet e mara neper solaret artificiale, pra sunbeds. Shumica e kancereve te lekures jane rezultat i mbi-ekspozimit ndaj rrezatimit Ulta-Violet artificial.

Duhet te keni parasysh se perpara shume koheve ishte perdorimi i duhanit i cili thuhesh qe nuk ka rrezik por tani cdo doktor e konfirmon qe ne nje pike te jetes tuaj do te keni pasoja te medha per shkak te duhanit. Ne ndryshim me duhanin rrezet ultra violet jane ne gjendje te shkaterrojne komplet qelizat e gjakut ne lekuren e fytyres tuaj. Per te vene re ndryshimin e nje femre natyrale dhe asajt qe perdor rreze artificiale ju duhet vetem pak vemendje. Shenjat e para te ekspozimit dhe demtimit te lekures eshte kur ne fytyre verehen disa linja super-te-kuqe qe ne gjuhen tjeter mund ta pershkruaj si Stretch Marks, por ne ndryshim me kete te fundit keto linja jane te super ekspozuara nen rrezatimin ultra-violet, dhe ajo eshte pjesa e fytyres ku lekura ka humbur betejen me rrezatimin artificial.

Ēdo ekspozim i tepruar nen rrezet ultra-violet rezultojn ne dėmtime strukturore ne lekuren e njeriut. Ne afat te shkurter ky demtim mund ndodhe per shkak te djegies, irritimit te lekures dhe njollave, kurse ne afat me te gjate ky demtim vjen me nje pamje shume te egzagjeruar moshe. Pershembull: Nese ju do ekspozoheni per nje kohe te konsiderueshme nen rrezet ultra violet neper solaret artificiale , athere ndryshjimi drastik i fytyres tuaj do jete aq i madh sa qe , nese ju do ishit ne moshen 30 vjecare , fytyra juaj e demtuar dhe pjeset e demtuara te fytyres do tiu tregonin me shume se 10 vite me te vjeter se sa moshe reale. Keto qe them nuk jane egzagjerime jane realitet i hidhur i cili injorohet shume nga te rinjte dhe sidomos te rejat e sotme.

Solaret leshojne kryesisht rreze Ultra-Violet/A dhe Ultra-Violet/B te cilat te dyja sjellin demtimin e ADN-se ne qelizat e lekures. Megjithate, nė vitet e fundit, llambat e solareve qe prodhojne nivele te larta te rrezeve Ultra-Violet/B jane te njejta me ate spektrin diellor dhe pershpetojne procesin e nxirjes. Ndersa Ultra-Violet/B njihet si rreze kancerogjene ne ekspozimin e tepert ndaj tyre per te cilin eshte i njohur ne zhvillimin e kancerit te lekures. Studimet e fundit shkencore tregojne se ekspozimet e larta ndaj rrezeve Ultra-Violet/A me vale te gjata gjithashtu ka ndikim ne shfaqjen e kancerit te lekures.

Disa llampa solaresh kane kapacitet per te leshuar nivele te rrezeve Ultra-Violet, shume here me te forta se sa dielli veror i mesdites. Perdorimi i perditshem i solareve eshte nje rrezik i madh per lekuren e fytyres tuaj. Sa here qe te merni -(e mira eshte mos shkoni fare)- rreze artificiale ju duhet te beni pushim te domosdoshem per 48 ore pa nderprerje perpara se te shkoni dhe te merni rrezatime artificiale perseri. Rrezet e solareve artificial depertojne shume here me thell se sa rrezet e diellit.

Ja tju jap nje shembull te thjesht..
Imagjinojeni veten tuaj sikur tju godasi dikush me pallask mizash cdo 5 minuta ne fytyre.... Normalisht qe fytyra juaj do skuqet por ne te njejten kohe ajo e mer veten sepse distanca e goditjeve eshte cdo 5 minuta dhe lekura arrin te riparoje veten per aq kohe sa nuk godiet (deri ne goditjen tjeter). Pra ky ishte shembulli i rrezatimeve te Diellit ---- duke pasur parasysh se ne diell ne levizim koken gjithmon, ulemi ne shazllone, kthehemi ne krahun tjeter , dikush mund te dali perpara nesh, apo dhe dielli mund te fshihet nga rete.... Pra rrezet e diellit nuk depertojne aq shume ne fytyren tone sepse jane disa faktore qe bejne te mundur ndalimin e tyre per te depertuar thelle ne lekuren tone.

Shume nga ju mund te jeni skeptik per sa i perket rrezeve sepse te krahasosh 8 ore ne plazh me 15 minuta apo 20 minuta solar juve ju duket teper e egzagjeruar, por ne te vertete nuk eshte aspak. Ato rreze qe ju merni per 20 minuta ne nje solar artificial jane te barabarta me 8 ore te diellit natyral. Arsya qe jane shume eshte sepse rrezatimet artificiale vijojne bombardimin e tyre ne menyre konstante duke mos i lene kohe lekures te mari veten dhe te jete ne bombardim te vazhdueshem.

Tani me leni tiu jap shembullin tjeter (ky i rrezeve artificiale neper solare)
Imagjinoni nje njeri super te shpejt qe eshte ne gjendje tiu godasi ne fytyre me nje pallask mizash cdo 1 sekond per 20 minuta pa ndaluar. Pra gjuajtja e vazhdueshme pa nderprerje do beje te mundur qe lekura e fytyres tende te demtohet ne menyre extreme. Nje ore ka 60 minuta , dhe 60 minuta kane 12/5 minutshe --- 8 ore jane te barabarta me 96/5 minutshe. Pra mendoni 96 goditje me pallasak cdo 5 minuta, gje qe e cila do tiu sjelli irritim te lekures apo dhe demtim, por jo ne nivelin e 20 minutave duke u goditur pa ndaluar cdo 1 sekonde.

Gjithsesi jeta eshte e juaja jetojeni si te keni qefe dhe si tiu vije me mbare. Keto qe sapo sqarova nuk jane te bazuara ne koken time por te bazuara ne shkence dhe fakte te mbledhura me kujdes. Ne te ardhmen nese do shikoni ndryshim drastik te lekures tuaj dhe ndryshim drastik te pamjes tuaj ne nje moshe jo-reale nga origjinalja ---- athere e dini arsyen se perse...








Elton Balla - Universalb
Oxford Angli 2013