Asteroidi Eros 433


Eros 433, eshte nje asteroid i Tipit-S, qe rrotullohet rreth Diellit kryesisht midis orbitave te Tokes dhe Marsit.

Distanca: 172.800.000 km nga Dielli
Madhesia: 33x13x13 km



Ne nje konference per shtyp me 17 shkurt, 2000, shkencetaret per misionin e Asteroideve Prane Tokes diskutuan rezultatet e fundit nga asteroidi Eros.

Ne fillim bukuria e ketij asteroidi ishte e habitshme. - tha Mark Robinson, nje anetar i ekipit nga Universiteti Northwestern. Imazhet e para nga afer Eros treguan se ka nje siperfaqe te lashte mbuluar me kratere, shtresa guri. Kjo nuk eshte vetem nje shkemb lundrues ne hapesire. - tha Robinson.

Kjo ide i pershtatet pamjes pergjithshme, qe shkencetaret kane per asteroidet. Shumica jane te perqendruar ne nje rrip ne mes te orbitave te Marsit dhe Jupiterit. Asteroidet ka te ngjare te jene pjese te mbetura te nje planeti, qe u perpoq per t'u formuar 4.6 miliard vjet me pare, kur Sistemi Diellor ishte akoma i ri. Me prane ne orbite, shkencetaret tani e dine, se densiteti Eros-it eshte 2,4 gram per centimeter kub - i njejte si densiteti i kores se Tokes.



Elton Balla
Angli Oxford 2010