Asteroidi Apophis


Metologjia Egjiptiane

Ne metologjine Egjiptiane, Apophis ishte fryma e lashte e se keqes dhe shkaterrimit, nje Djall qe ishte i vendosur te zhytej ne boten e erresires se perjetshme.

Madhesia: 270 Metra Katrore

Shkencetaret i vendosen kete emer, per shkak se ky asteroid ka nje trajektore teper te rrezikshme me Token dhe perben nje rrezik te madh.

Nasa ka vleresuar se nje ndikim nga Apophis, i cili ka nje mundesi per goditjen e Tokes ne 2036, do te leshoje me shume se 100.000 here te energjise leshuar ne shperthimin berthamor mbi Hiroshima. Mijera kilometra katrore do te ishin drejtpersedrejti te prekur nga shperthimi, por e gjithe e Toka do te vuante efektin e pluhurit te leshuar ne atmosfere.

Ne nje takim te fundit te eksperteve ne Londer, shkencetaret thane se mund te duhen dekada per te hartuar, testuar ne ndertimin e teknologjise se nevojshme per te shmangur asteroidet.

Apophis ishte pare me nderprerje, qe nga zbulimi i tij ne 29 qershor 2004 , por ne dhjetor, ai filloi duke shkaktuar shqetesim serioz. Astronomet kane llogaritur se shanset e tij per goditjen e Tokes ne 2029 jane alarmante.

Duke pasur me shume se 20 vjet paralajmerim te ndikimit te mundshem, mund te duket mjaft kohe. Por, ne takimin rradhes, Andrea Carusi, president i Fondacionit Spaceguard, tha se koha per qeverite, qe te marin vendime eshte tani, per t'i dhene kohe shkencetareve per te pergatitur misione per devijimin e tij. Ne kulmin e shqetesimit, asteroidi Apophis eshte vendosur ne shkallen e 4 nga 10 - nje mase e kercenimit, qe vjen nga nje NEO-Near/Earth/Object-Asteroid-Afer-Tokes ku 10 eshte nje perplasje, e cila mund te shkaktoje nje katastrofe globale. Kjo ishte me e larta e ndonje asteroidi ne historine e regjistruar dhe kishte mundesi prej 1 ne 37 per goditjen e Tokes.

Alan Fitzsimmons, nje astronom nga Belfast Queen's University, tha qe kur Apophis do kaloje me 13 prill 2029, Toka do e shmange ate, por ka nje mundesi te vogel se, ne qofte se ai kalon neper nje pike te caktuar ne hapesire te ashtuquajtur Vrima e ēelesit, graviteti i Tokes do te ndryshoje gjerat ne menyre qe kur te kthehet perseri ne 2036, Apophis mund te godase Token. Mundesite e Apophis per kalimin tek vrima e ēelesit, e cila eshte nje hapesire prej rreth 600 metras, eshte 1 ne 5500 bazuar ne informacionin aktual.

Agjensite e caktuara per mbrojtjen e planetit tone jane duke ndertuar disa teknologji per te shmangur perplasjen e asteroideve me Token. Asnje teknologji nuk ka mbetur pa u permendur, madje edhe ide potencialisht te rrezikshme.

Metoda e favorizuar eshte gjithashtu potencialisht me e lehte - duke hedhur nje anije ne nje asteroid, qe ti ndryshoje atij drejtimin. Esa-Agjensia-Europiane-Hapesinore do te testoje kete ide me Anijen Don Kishoti, ku dy satelite do te dergohen ne nje asteroid. Njeri prej tyre eshte Hidalgo, i cili do te perplaset me asteroidin me shpejtesi te larte, ndersa tjetri, Sancho, do te mase ndryshimin e orbiten se objektit.









Elton Balla
Angli Oxford 2010